Ajo eshte historia me e bukur e dashurise qe ajo smundi ta jetonte kurre, por qe une cdo nate e pasqyroj ne endrrat e mia nen refleksin e erresires. Eshte thjesht e mrekullueshme, heroina ime, nena ime ka nje histori sa te bukur dhe renqethese. Ishte adoleshente kur ajo shkrepi ndjenjat e para te dashurise, ne mendjen time eshte krijuar nje burre jo shume i gjate, i kulturuar, shume i paster dhe i embel edhe pse keto jane thjesht drit’hije te imazhit tim. Nena ime e dashuronte shume dhe ai ate, sepse ishte nje femer si askush tjeter. Por dashurite e medha s’veshin fustan nuserie. Se kuptova kurre kete shprehje qe me perdorte nena ime deri…deri me sot. Ne nje dite te bukur dikush u kishte hyre ne mes te dashurise se tyre. Dhe ai ishte babai im, qe nepermjet magjive te zeza e detyroi nenen time te fejohej me te. Por rastesisht kur nena ime shikon dashurine e saj perpara syve, reflekton menjehere, kerkon te ndahet nga babai im sepse e kuptoi qe ishte e detyruar, por qe ishte teper vone, sepse mentaliteti i atehershem do ta konsidetonte nje te perdale, pa i ditur se cfare ajo mban brenda zemres, dhe sa lot dalin jashte syrit nga nena ime. Babai per te vulosur mamin perfundimisht ne krahe te tij e la shtatezane, shtatezan me mua. Dita qe mami mori vendimin qe pavarsisht mentalitetit fjaleve ajo do te bashkohej me dashurin e jetes se saj, sepse per te ai ishte e gjithe bota, pikerisht ne ate dite mori vesh qe ne barkun e saj po rrihte nje zemer tjeter, po krijohesha une. Ishte dilema me e veshtire per te, por dhe ajo qe u zgjodh pune sekondash do duhej te vendoste midis meje dhe dashurise se saj. Dhe per shkakun tim ajo i dha babit tim ate qe ai se meritonte te behej prind sepse gjithmon e keqtrajtonte, ushtronte dhune dhe asnjehere nuk kujdesej. U harrua , u harrua gjithcka dhe vjen casti i lindjes sime. Ne ate moment nje leter poshte deres ben qe babai im te mos me shikonte per 1 vit te tere. Aty shkruhej qe une isha vajza e personit qe mami dashuronte dhe jo e tij. Nje dhimbje e tmerrshme dhe e padrejte sepse pavarsisht dashurise nena ime si ishte dhene kurre atij, por vetem babait tim sepse ruajti nderin e saj. Vazhdon kjo periudhe deri sa behet analiza e Adn-se dhe une dal vajza e babait tim. Pas shume vitesh dikush troket tek dera e shtepise. Doli mami per te hapur deren dhe…desh i ra te fikt, cte shikonte pas 15 vitesh dashuria e jetes se saj qendronte atje…perballe saj..me ze te ngjirur e pyti se ke kerkonte dhe ai i thote emrin e babait, nena ime u rengjeth spo dinte asgje. Ai nuk e kishte njohur nenen time, por donte babain tim sepse ai kurre sishte martuar dhe meqe kishte degjuar qe dikush merret me shkesi e tha po i derzohem atij. Bisedoi disa gjera rreth babait ai dhe iku. Isha 15 vjece dhe skuptova asgje , thjesht ndjeva nje rrahje te forte ne zemren time te njeten rrahje qe nena ime ndjeu kur kuptoi qe ishte shtatezane. Spo kuptoja cpo ndodhte. Vjen nje moment qe une dashurohem dhe deshiroj ta bej lidhje zyrtare. Ndodh dicka e tmerrshme. Babai im kundershton dhe shtyn cdo gje spo kuptoja asgje. Thjesht shoh nenen duke qare dhe me thote, me fal, me fal qe nuk zgjodha ate baba per ty, me fal qe babai jot po hakmerret me ty per fajin tim. U shtanga aty kuptova gjithcka , nena filloi te me tregoje historine saj, dhe aty kuptova se sa te medha jane ndjenjat dhe se sa te palumtur jemi.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Shkon në spital me temperaturë...
Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu