Perse nje nene nuk eshte e lumtur?

0 0

Ju ka ndodhur në ndonjë moment pas lindjes që t’ju kalojë nëpër mend një pyetje e tipit: “Fëmija që aq shumë e doja lindi, tani pse nuk jam e lumtur”? Supozohet që nëna e re të jetë në “qiellin e shtatë”, e megjithatë në shumë raste nuk ndodh kështu.
Ja çfarë thotë psikologia Ilaria Alessandro në lidhje me këtë fenomen
Në momentin që gruaja sjell në jetë fëmijën, është e prirur të ndiejë njëfarë “zhgënjimi”. Ai vogëlush shumë i dashur për të, ka ndryshuar të gjithë rutinën e saj në çift dhe jo vetëm. Në këtë pikë gruaja fillon të ndiejë njëfarë melankolie, e cila në disa raste mund të rëndohet.
Në momentin që nëna e re ndihet thjesht melankolike, kemi të bëjmë me “baby blues”, gjendje e cila nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e shkaktuar nga luhatjet e humorit si edhe nostalgji ne lidhje me kohën e saj para lindjes. Zakonisht kjo fazë nuk zgjat më shumë se 2 javë.
Po nëse situata rëndohet?
Në këtë rast kemi të bëjmë me episode të mirëfillta të depresionit post-partum, gjendje e cila shoqërohet përgjithësisht nga irritimi, nervozizmi, si edhe mungesa e interesit.
Përse nëna përballet me këto shqetësime?
Baby blues si edhe depresioni post-partum, simbolizojnë ndryshimet radikale që ndodhin në identitetin e gruas pas lindjes së fëmijës. Do t’ju këshillonim që nëse jeni ende shtatëzanë, të lexonit dhe merrnit sa më shumë informacion rreth këtyre shqetësimeve në mënyrë që të përballeni me simptomat në mënyrën e duhur, dhe këtë mund ta bëni edhe nëse tashmë jeni bërë nënë, por në këtë rast na duhet t’ju këshillojmë që të flisni sa më shumë në lidhje me gjendjen tuaj me personat të cilët i besoni dhe i doni më shumë.

Lexoni dhe: 6 gjërat që do t’ju surprizojnë në javën e parë pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X