Depresioni post-partum, 12 te pavertetat qe nuk duhet t’i kushtoni rendesi

0 0

Depresioni post-partum është një gjendje që krijohet tek gruaja pas lindjes, por që shpesh rreth tij fliten edhe disa teori jo të vërteta, që shpesh janë konsideruar edhe si të rrezikshme sipas një artikulli të publikuar në revsistën australiane “Child”.
• Depresioni pas lindjes mund të prekë vetëm gratë. Kjo nuk është e vërtetë pasi 10% e baballarëve mund të preken nga depresioni 3-6 muaj pas lindjes së fëmijës.
• Është faji i hormoneve. Kjo varet jo vetëm nga hormonet por edhe nga faktori gjenetik, ekonomik, izolimi në shtëpi, mungesa e dashurisë etj.
• Është e lehtë të kuptohet. Nuk është kështu. Shpesh gratë e nën vlerësojnë një simptomë apo një tjetër duke u përpjekur të jetojnë një jetë të qetë. Në të vërtetë nëse ndieni trishtim për 2-3 javë duhet të pranoni këtë shqetësim.
• Shfaqet vetëm në javët e para pas lindjes. Por mund të bëhet edhe tepër i theksuar në muajin e 6 pas lindjes.
• Ndjenjat e trishtueshme apo lodhja janë normale për prindërimin. Nëse e ndieni veten shumë të lodhur dhe ndieni shumë boshllëk për 2-3 javë mund të jeni prekur nga depresioni.
• Prindërit që vuajnë nga depresioni nuk e duan fëmijën e tyre. Sigurisht që nëse nuk trajtohet mund të ndikojë në emocionet që nëna dhe babai do të ndiejnë, megjithatë kjo nuk nënkupton mungesë dashurie.
• Kush vuan nga kjo formë e depresionit duhet të marrë medikamente. Nuk është gjithmonë kështu. Varet nga forma dhe karakteristikat e depresionit.
• Antidepresivët nuk mund të merren nëse ushqeni me gji duke qënë se krijojnë probleme tek fëmija. Varet nga lloji i medikamentit sepse disa prej tyre nuk kalojnë në qumësht.
• Depresioni nuk shfaqet në shtatzani por vetëm pas lindjes. Sipas statistikave depresioni në shtatzani prek rreth 10-20% të grave, i cili sigurisht që kërkon kujdesin e duhur.
Me durimin e duhur depresioni largohet vetë. Nuk është kështu, nëse nuk merret ndihma e duhur simptomat mund të përkeqësohen.
• Miqtë dhe të afërmit nuk mund të bëjnë asgjë për të larguar depresionin. Ju mund të bëni shumë më tepër. Nëse mendoni se miqtë tuaj vuajnë nga ky shqetësim duhet t’i ndihmoni ata qoftë edhe duke i mbajtur fëmijën për disa orë në mënyrë që të mund të pushojnë.

Lexoni edhe: Depresioni pas lindjes, ja si e perjetojne nenat

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X