Stresi: shkakton humbje të kujtesës tek gratë

Sa herë ndodh që të harrojmë ku i vendosim çelësat, të harrojmë një takim ose të harrojmë të marrim rrobat e thata nga teli dhe t’ia vendosim fajin stresit? Tani e tutje, ne do të kemi studimet shkencore që e vërtetojnë fjalën tonë.




0 0

Tensioni i tepërt në fakt mund të shkaktojë një humbje të kujtesës të paktën tek gratë e moshës së mesme. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip studiuesish amerikanë, nga Johns Hopkins Medicine në Baltimore, botuar në revistën ndërkombëtare të psikiatrisë geriatrike, sipas së cilës gratë që si të rritura jetojnë përvoja të vazhdueshme stresuese, rrezikojnë më shumë të pësojnë një rënie të aftësive njohëse më vonë gjatë jetës së tyre.

Një studim mbi një sasi të madhe të të dhënave

Autorët kanë analizuar të dhënat e 909 të rriturve: prej tyre, 63% ishin gra. Të gjithë kishin marrë pjesë në një studim mbi çrregullimet psikiatrike, i cili zgjati mbi 20 vjet. Gjatë hulumtimit ata i ishin nënshtruar vizitave dhe kontrolleve të ndryshme.

U analizua trauma dhe stresi

Në veçanti, me individët u realizuan katër takime: një në kohën e regjistrimit, një në 1982, një në mes 1993 dhe 1996 dhe një në mes 2003 dhe 2004. Gjatë vizitës së tretë, kur mosha mesatare ishte 47 vjet, autorët kishin pyetur pjesëmarrësit nëse kishin përvojë traumatike gjatë vitit të kaluar, si ndonjë sulm nga grabitje, përdhunime, nëse kishin qenë dëshmitarë të një fatkeqësie natyrore ose nëse kishin pësuar stres të rëndë, për shembull një divorc apo vdekje të një të dashuri. Epo, 22% e burrave dhe 23% e grave kishin pasur një episod traumatik ose ishin përfshirë në një katastrofë, ndërsa 47% e burrave dhe 50% e grave kishin përjetuar një stres të madh.

Testet e memories

Për më tepër, gjatë takimit të tretë dhe të katërt, vullnetarët u ishin nënshtruar testeve memorike: ekspertët u kishin kërkuar atyre të mbajnë mend 20 fjalë që ishin thënë me zë të lartë, menjëherë pasi t’i dëgjonin dhe pas njëzet minutash, t’i gjenin ato fjalë në listën e dyzet fjalëve të tjera. Në vizitën e tretë, mesatarisht, njerëzit kujtuan tetë fjalë direkt, pas një pushimi kujtonin gjashtë fjalë dhe pas 20 minutash identifikuan 15 fjalë në listë. Në vizitën e katërt, fjalët e kujtuara menjëherë pas provës ishin shtatë, ato pas pushimit, gjashtë dhe ato pas 20 minutash 14.

Nivelet e hormonit u ndryshuan

Duke analizuar të gjitha të dhënat në dispozicion të tyre, autorët e studimit të ri zbuluan se gratë që nuk kishin pësuar ngjarje stresuese, në takimin e katërt ishin në gjendje të kujtonin mesatarisht gjysmë fjale më pak se në vizitën e tretë. Gratë me një ose më shumë situata stresuese, nga ana tjetër, kujtuan një fjalë më pak në vizitën e katërt. Ekspertët kanë llogaritur që aftësia për të njohur fjalët, në vizitën e tretë, u ul mesatarisht me 1.7 fjalë për gratë me të paktën një faktor stresi dhe 1.2 fjalë më pak për gratë pa ngjarje stresuese.

Kujdes nga tensionet e zgjatura

“Një përgjigje normale ndaj stresit shkakton një rritje të përkohshme të niveleve të hormoneve siç është kortizoni dhe kur ajo përfundon, hormoni kthehet në vlerat e mëparshme. Por me një stres të përsëritur, ose me një ndjeshmëri më të madhe ndaj stresit, trupi grumbullon një përgjigje hormonale të rritur dhe të zgjatur që kërkon më shumë kohë për tu kthyer. Nëse këto nivele mbeten të larta, pasojat për hipokampusin, rajonin e trurit në të cilin përpunohet kujtesa, nuk janë pozitive,” shpjeguan studiuesit.

Lexo edhe: 5 mënyra për të pasur një mëngjes pa stres






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X