Si të menaxhojmë stresin kur kemi shumë detyra për të kryer?

0 0

 

Shkenca ka treguar se ne kemi aftësinë t’i kushtojmë vëmendje rreth shtatë gjërave në të njëjtën kohë. Kur ballafaqohemi me një karrierë, shkollë, jetë shoqërore, marrëdhënie personale, rutinë fitnesi, miq, familjes, mund ta gjejmë veten të lodhur shumë shpejt.

Me kaq shumë detyra të përditshme, mund të shihni se disa nga përgjegjësitë dhe angazhimet tuaja nuk përmbushen siç do të dëshironit dhe kjo gjë ju shkakton lodhje, ankth e stres.

Sipas Carrie Dorr, autore e platformave të ndryshme sociale, ka disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë kur ndihemi se kemi shumë ngarkesë.

Dorr ndan katër këshilla që do t’ju ndihmojnë të mprehni fokusin tuaj në mënyrë që të krijoni hapësirë për gjëra të reja që do të vijnë.

E gjitha fillon me pastrimin e listës suaj të detyrave.

Për të filluar, merrni listën e detyrave.

Filloni me detyrën e parë: nëse mund ta përfundoni atë në dhjetë minuta, thjesht bëjeni.

Lëvizni më poshtë listën në detyrën e dytë dhe delegojeni nëse keni dikë që mund t’ju ndihmojë.

Nëse gjëja tjetër në listën tuaj nuk është prioritet, hiqeni atë nga interesat e momentit dhe lëreni për më vonë.

Shikoni në listë diçka që ka qenë aty për një kohë të gjatë dhe ju nuk jeni duke u bërë. Mos e mendoni dy herë, vetëm hiqeni atë, thotë Dorr.

Lexo edhe: Keshille per nenat shume te zena: Dita ka vetem 24 ore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X