X

Kryesore

Këshilla për nënat që janë gjithmonë shumë të zëna

Joanna Gaines është një nënë që punon dhe vazhdimisht është shumë e zënë, natyrisht. Me pesë fëmijë dhe shumë biznese, ajo ka një axhendë të ngjeshur. Koha e saj është e çmuar, dhe si e të gjithëve, ndonjëherë nuk ka aq shumë minuta në ditën e saj siç do të donte. Me kaq shumë prioritete konkurruese, do të ishte e lehtë që të dorëzohej e të fajësonte mëmësinë, por ajo nuk e bën.

Ajo refuzon të fajësojë veten se kalon kohë larg fëmijëve të saj në mënyrë që të sigurojë të mira për ta, dhe ka disa këshilla për çdo nënë që ndihet kështu:

“Zëvendësoni fjalën faj me mirënjohje, kërkoni mirënjohje në gjërat e çastit, fitimet e vogla që çojnë në investimet më të mëdha në zemrat e tyre të vogla”.

Në një postim të bukur Instagram, ajo ka shpjeguar me detaje si ka shtypur lule në disa libra të vjetër me të bijën. Ai ishte një aktivitet spontan, përmes të cilit ato kaluan kohë me njëra tjetrën dhe forcuan lidhjen e tyre në një periudhë shumë të ngjeshur e të zënë për nënën.

Joanna tha se kupton çdo nënë që ndihet se ka shumë ngarkesë dhe se nuk po bën mirë rolin me fëmijët, por mjafton thjesht një ndryshim i këndvështrimit të gjërave, për të mos u ndjerë në faj.

Ato duhet të ndihen mirë që po bëjnë maksimumin për fëmijët, të vlerësojnë edhe momentet e vogla dhe të mos jenë shumë të ashpra kur kritikojnë veten.

Lexo edhe: 24 ore nuk mjaftojne per permbushjen e detyrave, stresi te grate

Comments

comments

Loading...
Me shume ne: Nje guide e pergjithshme
muaji i lindjes, semundje te femijet, si ndikon muaji i lindjes ne shendetin e femijes
Muaji i lindjes dhe sëmundjet që mund të prekin fëmijën

  Nuk ka nevojë të bëni analizat e ADN-së së gjithë familjes. Për të zbuluar dobësitë e fëmijës suaj, duke...

Close