13 Tetori Dita Ndërkombëtare pa Reçipeta, çfarë domethënie ka kjo simbolikë?

0 0

13 Tetori është tashmë një traditë për të qëndruar pa reçipeta. Këtë ditë, gratë inkurajohen të mos i veshin ato, si një mënyrë për të rritur vetëdijen për kancerin e gjirit. Fillimsiht kjo ditë u shënua 9 korriku i vitit 2011, por më pas u vendos më 13 Tetor meqë është Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit  të Kancerit të Gjirit. Përdoruesit në mediat sociale inkurajohen të postojnë foto duke përdorur hashtagun #ditaparecipeta për të rritur vetëdijen për simptomat e kancerit të gjirit dhe për të inkurajuar barazinë gjinore.

Një praktikë e tillë ka gjetur përhapje në të gjithë botën. Kjo traditë e ka zanafillën nga një ngjarje mjekësore në Toronto, Kanada, që inkurajon të mbijetuarat nga kanceri i gjirit të marrin në konsideroatëë mundësinë operacionin rimodelues. Së pari u quajt Dita e Reçipetave (Ndërgjegjësimi për Rindërtimin e Gjirit). Ajo u adaptua nga një individ anonim që e konceptoi ditën pa reçipeta si një mënyrë për të inkurajuar gratë të gëzojnë të qenit pa reçipeta dhe të bëhen më të vetëdijshme për simptomat e kancerit të gjirit.

Megjithatë, domethënia e kësaj dite është e diskutueshme pasi disa e shohin atë si seksualizim dhe shfrytëzim të organeve të grave ndërsa në të njëjtën kohë zbehin rëndësinë e kësaj sëmundjeje të rëndë.

Kirurgu plastik Mitchell Broën zbuloi se shumë gra kanadeze që iu nënshtruan një mastektomie për shkak të kancerit të gjirit, nuk pranuan t’i nënshtroheshin një operacioni rindërtues. Ai themeloi Ditën e “Ndërgjegjësimit të Rindërtimit të Gjirit” për të rritur ndërgjegjësimin e grave për disponueshmërinë e operacionit rindërtues të gjirit.

Lexo edhe: Tetori, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit!Faktorët e rrezikut, ekzaminimet dhe prandalimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X