10 keshilla qe duhet te dini per te vene bebin ne gjume

0 0

Të marrësh fëmijën dhe ta vësh në gjumë është një nga sfidat më të mëdha të prindërve, kështu që ne kemi përgatitur disa sugjerime të ndryshme përnënat.

  1. Fikni dritën
    Të mbyllësh perdet dhe të fikësh dritën e dhomës e ndihmon shumë fëmijën që të kuptojë se ka ardhur ora e gjumit dhe
    gjithçka është me e qetë pas kësaj.
  2. Një arsye e rëndësishme është edhe ushqyerja
    Nese bebi ushqehet mirë, kjo e ndihmon atë të bëj një gjumë të qetë. Dhe nëse ai mesohet me këtë lloj regjimi atëherë ai mund të flejë për orë të tëra gjatë natës.
  3. Përmirësoni teknikën e gromësitjes
    Sigurohuni që pasi fëmija të ketë ngrënë një vakt të caktuar, ju ta perkëdhelni mbrapa, në kurriz duke lëvizur shuplakën lehtë, në mënyrë që ai të gromësijë. Pas vaktit të darkës ky proçes duhet të zgjasë të paktën 5 minuta. Kjo është një nga mënyrat që fëmija të qetësohet.
  4. Nje spërkatje e lehtë
    Ndoshta fëmija juaj do të donte një banjo të shpejtë përpara orarit të gjumit dhe është e sigurt se një përplasje këmbësh në ujë dhe një lojë e vockël do ta lodhë atë. Kështu ai do të jetë gati për kohën e gjumit, dhe do të flejë qetë pa probleme.
  5. Sigurohuni që dhoma mos të ketë qetësi absolute.
    Makina larëse apo tharëse mund t’ju ndihmojë që fëmija të jetë i qetë dhe të flejë më shpejt. Kjo pasi barku i nënës ishte një vend i zhurmshëm dhe qetësia është diçka e re për të, kështu që qetësia e madhe mund ta frikësojë.
  6. Mund t’i këndoni një ninullë fëmijës suaj
    Gjithmonë është thënë se një ninullë është diçka shumë qetësuese për fëmijët. Provojini t’i këndoni një ose një këngë fëmijësh në shqip.
  7. Një goditje, shtypje e lehtë e hundës mund ta ndihmojë.
    Nje shtypje e lehtë e hundës apo një lëvizje e vogël e saj mund ta qetësojë fëmijën dhe e nxit atë të mbyllë sytë në mënyrë që ta zërë gjumi.
  8. Prisni dhe shikoni
    Mos u nxitoni ta merrni në krahë që në momentin e parë që fëmija fillon të qajë. Shikojeni për disa minuta dhe do të kuptoni se çfarë kërkon. Fëmija mund të zgjohet dhe të fillojë të qajë por ju thjesht shikojeni si fillim, sepse mbase ai do të fillojë të hapi gojën, të fërkojë sytë dhe për pak minuta do ta zërë gjumi sërish.
  9. Provojeni përsëri, përsëri dhe përsëri…
    Mund t’ju duket shumë i lodhshëm proçesi i vënies në gjumë të fëmijës, shumë herë ju mbaron edhe durimi por qetësohuni dhe provojeni përsëri. Dhe momenti që fëmija do mësojë të flejë gjatë gjithë natës do të jetë një lehtësim shumë i madh për ju.
  10. Dhe para se ta zërë gjumi…
    Përpara se të shtrini bebin për gjumë, vendosni një muzikë qetësuese në sfond, me volum të ulët, qoftë edhe një ninullë në internet pasi mund ta ndihmojë të qetësohet. Nuk funksion gjithmonë por në 90% të rasteve ka funksionuar.

Lexoni edhe: Orari i gjumit te femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X