Orari i gjumit te femijes!

0 0

Gjumi duhet të jetë një aktivitet qetësues, por në të vërtetë disa fëmijë nuk kanë një marrëdhënie të mirë me të, duke bërë që për disa prindër vënia në gjumë e fëmijës të jetë pjesa më e vështirë e ditës. Por cila është një prej arsyeve që ndodh kjo? Vënia në gjumë në një orar jo të përshtatshëm, duke shkaktuar një çrregullim jo vetëm në gjumin e fëmijës por edhe pasoja serioze në shëndetin e tij. Ndonjëherë është mosvendosja e fëmijës në orarin e duhur që e vështirëson punën pasi ai lodhet dhe për pasojë do ta ketë më të vështirë të  bjerë në gjumë. Për t’u informuar më mirë në lidhje me gjumin e fëmijës kemi trajtuar në “Koha të bisedojmë” gjatë ditës së enjte diskutimin me temë “Orari i gjumit të fëmijës” ku secila nga nënat ka treguar eksperiencën e saj!

Kur flenë bebat e “Pernenat”?

  • Fëmijën tim e shtrij në shtrat dhe më pas i jap biberonin me qumësht. Fillon të luajë vetë dhe e zë gjumi rreth orës 22:30-23:00.
  • Ne kemi orën 22:00 si kohën për të shkuar në shtrat për t’u zgjuar në orën 08:00-09:00.
  • Ne kemi shumë probleme me gjumin. E kam bebin 6 muajsh dhe gjatë natës zgjohet shumë shpesh. Sa herë ta vendos në gjumë duhet ta tund shumë më përpara.
  • I vendos në shtrat në orën 22:30 dhe lexojmë përralla. Ndonjëherë më zë mua gjumi para tyre.
  • Vajza ime është 15 muajshe dhe fle mirë gjatë ditës. Ndërsa në darkë në orën 21:00 është në gjumë.
  • Në orën 20:30 shkojmë në shtrat me arushin. Tregojmë përralla dhe më pas gjumë pasi zgjohet herët në mëngjes për të shkuar në kopësht.
  • Fëmija im fle në orën 01:30 të mëngjesit dhe zgjohet në orën 07:30. Është një torturë e vërtetë pasi edhe gjatë ditës nuk fle më shumë se 1 orë e 30 minuta.
  • Maksimumi në orën 22:30 është në shtrat dhe pasi luan apo pi qumësht e zë vetë gjumi.
  • Në orën 21:00 shkojmë në dhomë shikojmë pak televizor dhe në orën 22:00 është në gjumë pasi në orën 08:00 zgjohet.
  • Vajza ime në orën 21:00 deri në orën 07:00 është në gjumë dhe më pas në kopësht.
  • E kam vajzën 13 muajshe dhe pasi hamë darkën, bëjmë një banjo dhe në orën 21:00 shkojmë në shtrat, në orën 08:30 zgjohet. Gjatë ditës fle nga ora 13:00 deri në 16:00.
  • E vendos në gjumë në orën 20:00 dhe duke treguar përralla dhe duke u përqafuar nga zë gjumi.
  • Djali im 11 muajsh fle në orën 21:00 por ka raste edhe në orën 22:00. I këndoj pak dhe e zë gjumi.
  • Ora 21:00 dhe nuk diskutohet. Madje sapo i them ora 9 fillon bëhet vetë gati për gjumë.

Cili ishte orari më i mirë?

Duhet të theksojmë se të gjitha nënat dëshirojnë që fëmija të flejë herët, kështu ai do të flejë mjaftueshëm por edhe familja do të ketë mundësi të ketë pak kohë për t’u qetësuar. Por ja që nuk ndodh gjithmonë kështu.
Duhet të theksojmë se rutina e paragjumit është shumë e rëndësishme, fëmija mëson se cili do të jetë veprimi i radhës dhe për pasojë e kupton kur është momenti të shkojë në shtrat.
Ora ideale do të ishte 20:00 dhe asnjëherë nuk duhet të kapërcehet ora 22:00. Nëse fëmija do të jetë i lodhur do ta ketë më të vështirë të bjerë në gjumë prandaj ju duhet ta dërgoni në shtrat para se të fillojë të grindet për gjumë. Do t’ju këshllonim ta linit të flinte vetë, pra pa e tundur, pa e vendosur në gji, në këtë mënyrë ai do të ketë më shumë mundësi për të bërë gjumë të qetë.
Mos harroni se gjatë zgjimeve të natës fëmija do të kërkojë të flejë në të njëjtën mënyrë si në mbrëmje dhe për pasojë me shumë mundësi do ta gjeni veten në orën 3 të mëngjesit duke tundur pafund krevatin që bebi juaj të flejë edhe pak minuta. Ju këtë gjë nuk e doni apo jo? Atëherë shkoni në dhomën e gjumit rreth orës 20:00, tregoni një përrallë, përkëdheleni, putheni dhe i jepni mundësinë të flejë vetë pa ndihmën tuaj.

Nga nenat pernenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X