6 keshilla per nje gjume te qete te bebes tuaj

0 0

Ky është një shqetësim që e kanë shumë prindër. Por si ta bëjmë fëmijën të flejë i qetë gjatë natës? Ja disa nga këshillat tona.

  1. Ndiqni ritmet e fëmijës. Nuk duhet të mendoni se fëmija do të flejë gjatë gjithë natës që në javët apo mujat e parë të jetës. E vetmja gjë që duhet të bëni është ta lini atë të flejë kur dhe sa të dojë.
  2. I mësoni fëmijës diferencën midis ditës dhe natës. Si mund të ndodhë kjo? Gjatë natës mos e ushqeni ne dritë, mos bëni zhurmë, mos i flisni, mos e prekni derisa ta stimuloni etj. Dëmija duhet të kuptojë që nata është për të fjetur. Gjatë ditës i flisni, i këndoni, e prekni ndërsa e ushqeni me gji. Nëse duhet të ndërroni pelenën gjatë natës, e bëni këtë shumë shpejt duke përdorur një dritë të zbehtë (telefonin).
  3. Krijoni një rutinë të mirë tek fëmija juaj. Këtë mund të filloni ta bëni nga muaji i 3-të i jetës. Kjo mund të përfshijë një banjo të ngrohtë para gjumit, ndërrimin e pelenës dhe veshjen e pizhamave, fikjen e dritave, leximin e një libri, këndimin e një ninulle etj. Fëmija duhet ta dijë veprimin që pason, pra të kuptojë momentin e gjumit.
  4. Mos e mblidhni fëmijën. Nëse mendoni se kjo do ta bëjë atë të flejë më mirë, gaboheni . Ju duhet të filloni ta çoni në krevat para se të fillojë të shfaqë shenjat e para të gjumit.
  5. Dremitjet janë shumë të rëndësishme. Mos mendoni se një fëmijë që nuk do të dremisë gjatë ditës do të bëjë një gjumë të qetë gjatë natës. Fëmijët e vegjël kanë nevojë të bëjnë disa dremitje gjatë ditës. Përpiquni të përshtasni dremitjet e fëmijës në mënyrën e duhur, duke bërë që ato të mos ndikojë në cilësinë e gjumit të natës.
  6. Fëmija do të ndryshojë. Deri tani ka fjetur mirë por me daljen e dhëmbëve qetësia nuk ekziston më? Mos u shqetësoni. Fëmija do të kapë ritmet e mëparshme menjëherë pasi të mos ketë më shqetësime, sigurisht që kjo gjë do të favorizohet nga vazhdimi i ndjekjes së të njëjtës rutinë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X