10 gjërat që duhet të dini në lidhje me sindromën Asperger

0 0

Ja cilat janë 10 gjërat që duhet të dini në lidhje me sindromën Asperger. Gjithcka sipas neuro-psikiatrit Leonardo Zaccante, mjek ne spitalin universitar të Veronës.

  1. Cfarë është sindroma Asperger?

Kjo është një sindromë e cila e ka marrë emrin nga një mjek austriak, i cili e zbuloi. Kjo sindromë është përcaktuar si një kusht i veçantë autizmi, por me simptoma më të lehta, kjo pasi ndonjëherë fëmija mund të shfaqë aftësi më të mira intelekti, duke bërë që fëmija të krijojë një pavarësi më të mirë dhe në disa raste të ketë aftësi të mira gjuhësor.

  1. Simptomat e sindromës Asperger

Shqetësimet shfaqen kryesisht në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve sociale. Fëmija nuk do të jetë në gjendje të mësojë disa sjellje specifike, të cilat do ta ndihmojnë të krijojë një marrëdhënie të mirë me personat e tjerë që e rrethojnë. Simptomat kryesore janë vështirësia që fëmija paraqet në të ecur si edhe në veprimtaritë që kërkojnë përdorimin e duarve, si për shembull loja me top.

  1. Shfaqet më shpesh tek meshkujt

Sindroma karakterizohet nga ngurtësia në aftësitë e të menduarit si edhe disa sjellje të çuditshme, si mungesa e interesit nga ana e fëmijës. Për këtë arsye fëmija mund të shfaqë interes për një kohë të gjatë në lidhje me një fushë të  caktuar për shembull gjeografinë. Edhe pse nuk është një sindromë me përhapje të madhe, njihen më tepër raste të sëmundjes tek meshkujt. Në rastet kur kjo sindromë prek vajzat shkakton probleme me ushqyerjen (anoreksi).

  1. Kur mund të bëhet diagnostikimi?

Diagnostikimi mund të bëhet rreth moshës 3-4 vjeçare, sigurisht nga mjeku neuro-psikiatri infantil. Vlen të përmendim se në disa raste diagnostikimi i sëmundjes mund të bëhet shumë më vonë ose kurrë. Prindërit duhet të dinë simptomat e kësaj sindrome jo për të bërë vetë diagnostikimin e saj, por për t’ju drejtuar mjekut sa më parë. Një diagnostikim i hershëm do të ndihmojë në një përmirësim më të shpejtë të simptomave.

  1. Sinjalet më të shpeshta të sindromës Asperger

Fëmija mund të fillojë të flasë edhe më shpejt se bashkëmoshatarët e tij (12-18 muaj), por më pas, me kalimin e kohës del në pah një fjalor monoton dhe tepër i reduktuar, gjë e cila do të vështirësojë komunikimin me të. Disa sinjale të tjera mund të jenë mungesa e empatisë (fëmija nuk reagon ndaj lavdërimeve që i bëhen, nuk shpreh shenja gëzimi etj), ka mungesë të mimikës faciale, paaftësi për tu futur në marrëdhënie me bashkëmoshtarët e tij etj.

  1. Zhvillimi intelektual i fëmijës

Zhvillimi intelektual i fëmijës është normal, dhe pse shpesh do të vihet re një veprimtari monotone e fëmijës, për shembull ai për njëfarë kohe mund të fokusohet tek numrat. Ndonjëherë fëmija do të hezitojë në lidhje me krijimin e një marrëdhënie me bashkëmoshtatrët e tij dhe shpesh të tjerët mund ta konsiderojnë sjeljen e tij si të cuditshme.

  1. Mund të shfaqë vështirësi në aftësitë motorike

Shpesh kjo sindromë shfaq vështirësi edhe në aspekte te tjera si për shembull në atë motorik. Fëmija mund të ketë vështirësi në të lëvizur, në ecjen me bicikletë, në hipjen dhe zbritjen e shkallëve si edhe në mbajtjen e ekuilibrit në rrethana të caktuara.  Megjithatë këto shenja nuk mund të përcaktojnë se fëmija vuan nga kjo sindromë, duke qënë se disa fëmijë me këtë sëmundje nuk i shfaqin këto vështirësi.

  1. Ka disa ndryshime me autizmin

Ka disa ndryshime thlbësore midis këtyre dy sindromave. Fëmija me sindromën Asperger mund të jetë shumë i afruar me familjarët e tij, gj e cila nuk ndodh në rastin e autizmit, ai është i ndërgjegjshëm në lidhje me prezencën e të tjerëve rrotull tij, pavarësisht mënyrës si sillet dhe mënyrës si komunikon me ta. Fëmijët me këtë sindromë shpesh mund të jenë shumë “llafazanë” edhe pse gjuha e tyr do të jetë e varfër dhe diskutimet monotone, ndërsa fëmijët autikë nuk flasin ose flasin shumë pak, dhe përvec kësaj fëmijët me sindromën Asperger janë të ndërgjegjshëm për problemin që kanë.

  1. Shkaqet? Deri tani thjesht hipoteza

Ashtu si edhe për sëmundjen e autizmit, edhe për këtë sindromë nuk ekzistojnë disa shkaqe konkrete. Hipotezat e lidhin këtë me një gabim gjenetik, me moshën e madhe të nënës ose babait, ku më kryesorja deri tani mendohet se është mosha e babait.

  1. Terapia dhe trajnimi

Ashtu si edhe për autizmin dhe për Asperger nuk ekziston një kurë e specifike që të zhdukë shqetësimet që ajo sjell tek fëmija. edhe ndërhyrjet edukative nuk mund të sigurojnë rezultate shumë të kënaqshme. Kjo shpesh shkakton tek prindërit ndjenja frustrimi dhe dështimi, gjë e cila përkeqëson situatën familjare. E vetmja gjë që prindërit duhet të bëjnë është të përpiqen të qetësohen dhe të ndjekin seanca mësimore, të cilat do t’i orientojnë drejt një mënyre të mirë së të sjellurit me fëmijën. Këto strategji do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënies me fëmijën, si dhe të marrëdhënies së fëmijës me botën e jashtme.

Lexoni edhe: Cfare dini rreth Sindromes Down?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X