Tete simptomat me te rendesishme, dalluese te femijeve me Asperger

0 0

Asperger është pjesë e spektrit të autizmit dhe sipas ekspertëve nuk shoqërohet me simptoma aq të ashpra sa autizmi. Pra në përgjithësi këta fëmijë kanë disa kufizime më të lehta në lidhje me të ndërvepruarit.

Cilat janë disa nga simptomat e sindromës Asperger?

  • Kanë vështirësi për të krijuar shoqëri, pra nuk janë në gjendje të ndërveprojnë në fushën sociale. Ata e kanë të vështirë të flasin me dikë tjetër dhe të kryejnë aktivitete në grup.
  • Vuajnë nga mutizmi selektiv. Si ta kuptojmë? Fëmija juaj në këtë rast do të flasë vetëm disa fjalë dhe vetëm me disa persona, duke qëndruar i heshtur ndaj të panjohurve. Kjo gjendje mund të kurohet me anën e terapive.
  • E kanë të vështirë të kuptojnë atë që ndien tjetri, pra nuk e kanë të zhvilluar ndjenjën e empatisë. Ata nuk e kuptojnë kur tjetri mërzitet nga një veprim apo fjalë që thonë.
  • Nuk janë në gjendje të krijojnë kontaktin me sy apo ta forcojnë atë. Edhe nëse jeni duke i folur, shikimi i tij nuk do të kryqëzohet me tuajin. Ata nuk e kuptojnë sa i rëndësishëm është kontakti me sy në lidhje me marrëdhëniet sociale.
  • Ekspertët e konsiderojnë këtë sindromë si aktive por të çuditshme, pra disa fëmijë mund të krijojnë miqësi të ngushta me dikë, dhe të tjerë mund të përpiqen të rrethohen nga njerëz, por jo të krijojnë një lidhjë të ngushtë.
  • Kanë interesa të ngushta në lidhje me një veprimtari. Ata mund të kenë ecuri jo të mirë në shkollë por kjo nuk tregon se ata nuk kanë interesa të veçanta. Interesat e tyre ka gjasa të jenë shumë të ngushta dhe të fokusuara. Ata mund të pëlqejnë të luajnë video lojëra, të vizatojnë, etj. Një aktivitet i caktuar e fokuson mendjen e tyre në diçka dhe i krijon një ndjenjë rehatie.
  • Ndihen keq kur ndryshon rutina e tyre, pra futen në ankth. Pra nëse doni ta mbani të qetë fëmijën tuaj me këtë sindromë duhet të ndiqni me përpikmëri rutinën e tij.
  • Kanë aftësi të dobëta motorike. Ata mund të kenë vështirësi në të shkruar, në koordinimin e syve, etj.

Kujdes! Ky artikull është me qëllim informues dhe jo diagnostikues! Këtë gjë mund ta bëjë vetëm mjeku, por nëse dyshoni se fëmija juaj vuan nga sindroma Asperger (duke u bazuar edhe tek simptomat e paraqitura më sipër), duhet të shkoni menjëherë tek specialisti!

Keni eksperiencë me një fëmijë me sindromën Asperger apo autizmin? Si e keni kuptuar dhe në cilën qëndër keni shkuar për të kryer diagnostikimin? Si e keni përjetuar atë që po ndodhte me fëmijën tuaj? Ndani historinë tuaj me nënat edhe në mënyrë private në kutinë tonë të mesazheve ne Facebook!

Lexo edhe:

Nuk eshte autizmi, eshte sindroma Asperger 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X