10 arsye përse duhet të hamë peshk të paktën 2 herë në javë

0 0

 

Nga studimi më i madh për konsumimin e peshkut, i kryer kohët e fundit nga Komisioni Norvegjez për produktet e peshkut, rezultoi se sasia e peshkut të konsumuar ishte relativisht e ulët.

200 gramë peshk në javë

Në dritën e rezultateve të studimit, komisioni ka vendosur të sugjerojë që të gjithë qytetarët e botës të ndjekin një dietë të larmishme dhe të pasur të frutave dhe perimeve, të varfër në mish të kuq dhe të pasur me peshk. Në veçanti, rekomandohet të rritet konsumi i peshkut deri në 200 gramë në javë, i cili është në përputhje me shumicën e udhëzimeve ndërkombëtare të ushqimit.

Konsumi i peshkut nuk është i mirë vetëm për trupin, por edhe për mjedisin.

Në veçanti, peshku është:

  1. Ushqyes. Ka një përzierje të shkëlqyer të proteinave, vitaminave, mineraleve dhe acideve yndyrore omega-3.
  2. I pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe niveleve të larta të kolesterolit, duke ulur kështu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
  3. Një kurë për trurin. Konsumi i peshkut përmirëson kujtesën afatgjatë dhe atë të punës, duke e mbajtur sistemin e trurit aktiv dhe duke ndihmuar në parandalimin e formave më të zakonshme të sëmundjeve mendore, siç është Alzheimeri.
  4. Esencial për kockat. Peshku është i pasur me vitaminë D dhe kalcium, substanca esenciale për të përmirësuar dendësinë minerale të kockave dhe ndihmon që të keni kocka e dhëmbë të shëndetshëm dhe më të fortë.
  5. I dobishëm për lëkurën, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme.
  6. I shëndetshëm për sistemin imunitar. Seleniumi dhe Vitamina A zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të lidhura me sezonin e ftohtë.
  7. I rëndësishëm për jodin. Peshku i bardhë përmban nivele të larta të jodit, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin normal të trurit dhe sistemin nervor të fetusit.
  8. Një ilaç për dashurinë. Studimet e fundit kanë treguar se çiftet që hanë peshk më shumë se dy herë në javë kanë aktivitet seksual më intensiv dhe se si kjo kontribuon në rritjen e shanseve të konceptimit të shpejtë.
  9. I favorshëm për mjedisin. Produktet e peshkut lënë njëndikim më të ulët të karbonit sesa produktet e mishit, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit.
  10. I domosdoshëm në kuzhinë. I freskët, i ngrirë apo i tharë është i përkryer për përgatitjen e pjatave të shijshme në pak kohë!

Disa studime kanë zbuluar se si një nivel i mirë i jodit siguron një koefiçient inteligjence më të lartë dhe kontribuon në zhvillimin më të mirë të shikimit rreth moshës tre deri në katër vjeç.

Lexo edhe: Konsumi i peshkut zgjat jeten, por mos e gatuani ne kete menyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X