Konsumi i peshkut zgjat jetën, por mos e gatuani në këtë mënyrë

0 0

Sipas një hulumtimi kinez konsumi i peshkut të zgjat jetën. Studimi, i botuar në revistën shkencore Journal of Internal Medicine, tregon se konsumi i vazhdueshëm i produkteve të peshkut është i lidhur me një rrezik më të ulët të të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e mëlçisë.

Studimi zgjati 16 vjet

Mostra, e përbërë nga 240,729 burra dhe 180,580 gra, u nda në dy grupe bazuar në konsumin e peshkut dhe u monitorua për 16 vjet. Pas periudhës së vëzhgimit, gjatë së cilës vdiqën 85,112 individë, u konstatua se ngrënia e peshkut dhe marrja e omega 3 ishte e lidhur dukshëm me një reduktim të vdekshmërisë. Në veçanti, u vërejt se:

  • ata që hanin më shumë peshk kishin një shans 9% më të ulët për të vdekur para kohe;
  • rreziku i humbjes së jetës për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare ishte 10% më i ulët, 6% nga kanceri, 20% nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe 37% nga sëmundjet e mëlçisë.

Kujdes ndaj peshkut të skuqur

Sipas studiuesve, metoda e gatimit mund të ndikojë në efektin e mirë që ka peshku në shëndet. Tek gratë, më shumë se tek burrat, konsumi i peshkut të skuqur, lidhej me një rritje të vdekshmërisë.

Ta dini!

Acidet yndyrore Omega-3 janë lëndë ushqyese esenciale, pasi trupi nuk është në gjendje t’i prodhojë ato, por duhet t’i marrë nga ushqimi. Përveçse te peshku, ato gjenden edhe te frutat e thata, sidomos te arrat.

Lexo edhe: Perfitimet nga vaji i peshkut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X