Vogëlushi që nuk ka frikë nga të huajt, 4-vjeçari me një sindromë të rrallë

Me buzëqeshjen e tij rrezatuese, Alex Vasey është një djalë i zgjuar dhe shumë miqësor.




0 0

Por, katër vjeçari ka një sindromë të rrallë mjekësore që do të thotë se është tepër i shoqërueshëm – dhe nuk ka frikë nga të huajt.

Alex vuan nga sindroma Williams, një çrregullim gjenetik, i cili shkakton një sërë problemesh shëndetësore dhe zhvillimore, përfshirë këtu edhe miqësore.

Kështu që, kur ai filloi çerdhen këtë verë, prindërit e tij Don dhe Bethan nuk kishin asnjë shqetësim nëse djali do të bënte miq, sepse ai flet me të gjithë ata që i takon.

Por ai nuk e kupton se ndonjëherë njerëzit janë të padrejtë.

Babai i tij ka treguar Alex flet me këdo që është në rrugë. Ai nuk trembet dhe nuk i kupton rreziqet e huaja.

‘Ai është përgjithësisht shumë i lumtur, i dashur dhe i kujdesshëm. Ai sheh vetëm  të mirat tek të gjithë. Ai është gjithashtu shumë empatik. Nëse një fëmijë tjetër fillon të qajë, ai dëshiron të dijë nëse është mirë dhe do ta bëjë atë të lumtur. Por i mungon vetëdija sociale pasi mund të manipulohet shumë lehtë”, ka treguar i ati.

Aftësitë verbale të vogëlushit janë gjithashtu më të mëdha se sa bashkëmoshatarët e tij të çerdhes – një tjetër karakteristikë e sindromës – e cila shpesh mund të tregojë sikur ekziston një problem.

I ati i cili është edhe vetë mjek ka treguar: ‘Sytë e tij kanë një model të rrallë rreth irisit të tij. Të gjithë thoshin “Ai ka sy të bukur”, por ky është një tipar i sindromës Williams. ”

Për dhjetë muaj, Aleksi, i cili ka një motër dy vjeçare, Agatha, kishte pasur një  gjendje të përsosur shëndetësore.

Por më pas u sëmur nga një ftohje dhe nëna e tij e çoi në spital ku zbuloi se i biri kishte një defekt në zemër të quajtur stenozë aortale supravalvulare, një ngushtim të enës kryesore të gjakut që çon gjak nga zemra në pjesën tjetër të trupit.

Kjo është një anomali e zakonshme tek pacientët me sindromën Williams, e cila prek një në çdo 18,000 njerëz në të gjithë botën.

Skanimet e deritanishme kanë treguar që zemra e tij po funksionon mjaft mirë pa trajtim, por prindërit e tij e dinë që ai mund të ketë nevojë për operacion.

Por gjendja, e cila gjithashtu shkakton vështirësi në mësim, nuk e ndalon Aleksin të shijojë dashurinë e tij për muzikën dhe kërcimin pasi ai ndjek rregullisht klasat e baletit.

Lexo edhe: Si t’ja heq frikën fëmijës para se të shkojë te pediatri?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X