E mbijetuara nga kanceri i gjirit Donna Davis: Fuqia e mbështetjes dhe pozitivitetit

0 0

“Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer”.

Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një diagnoze të kancerit të gjirit në janar 2017.

Pas thyerjes së shpatullës, ajo iu nënshtrua një operacioni dhe filloi fizioterapinë. Por edhe pse shpatulla e saj u shërua, nënsqetulla e saj vazhdoi të ishte e ndjeshme, kështu që ajo shkoi për një mamografi. Pikërisht atëherë asaj iu dha përgjigjja që çdo grua i frikësohet – ajo kishte kancer të gjirit trefish negativ.

“Diagnoza ime përbëhej nga një gungë nën kockën time të klavikulës që ishte e paoperueshme, dy në gjoksin tim dhe pesë pas murit të gjoksit tim”, – tha Donna. “Për shkak të kësaj, më duhej të bëja kimioterapi fillimisht për të parë nëse ajo do të tkurret apo do të largonte tumorin e paoperueshëm”.

Donna iu nënshtrua gjashtë muajve kimioterapie, një operacioni dhe gjashtë javë rrezatim. Gjatë gjithë trajtimit të saj, miqtë, familja dhe kolegët e saj e mbështetën atë përmes lutjeve, përqafimeve, letrave dhe telefonatave.

Megjithëse diagnoza e saj ishte tre vjet e gjysmë më parë, ajo ende takohet në mënyrë rutinore me onkologun e saj për t’u siguruar që është e shëndetshme dhe pa kancer.

“Familja ime, kolegët e mi, miqtë e mi, besimi im dhe të tjerët që e kishin kaluar këtë më dhanë kaq shumë mbështetje”, – tha Donna. “Bëra edhe një numërim mbrapsht për trajtimet me ndihmën e nipërve të mi. Më bënë një zinxhir letre me fjalë inkurajuese në secilën hallkë që do ta hiqja pas çdo trajtimi. Unë isha e vendosur për ta bërë këtë”.

Ndihmë nga një bashkëpunëtore

Një bashkëpunëtore, Wanda White Nee, ishte integrale në rimëkëmbjen e Donës. Ëanda është gjithashtu një e mbijetuar nga kanceri i gjirit.

“Wanda më ofroi zyrën e saj dy herë në ditë për 10 deri në 15 minuta për t’u ulur në një shtrat për të pushuar dhe për të medituar,” tha Donna. “Përpara çdo seance kimioterapie, gjeja letra nga ajo në tavolinën time, në kutinë time postare apo edhe në seancat e mia me fjalë inkurajuese”.

Donna nuk e ka ndarë kurrë historinë e saj më parë, por për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ajo e dinte se ishte e rëndësishme të ofronte mbështetje dhe një histori pozitive për ato që mund të jenë diagnostikuar së fundmi ose që aktualisht po luftojnë betejën e tyre.

“Mbani një mendësi pozitive; kjo ju ndihmon për trajtimin”, – tha Donna. “Shkruajini gjërat, si ndiheni dhe çfarë po mendoni. Komunikoni me mjekët dhe infermierët tuaj sepse ata kanë informacion për të ndarë që do t’ju ndihmojë. Flisni me të tjerët që e kanë kaluar këtë për këshilla që do t’ju ndihmojnë në kohët e vështira.”

Nga rënia e ziles për të festuar trajtimin e saj të fundit me kimioterapi, nga mjeku që i tha se operacioni i saj ishte një sukses, deri në ditën e fundit të trajtimit me rrezatim – Donna ka momente të çmuara që janë gdhendur në zemrën e saj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X