Si t’ja heq frikën fëmijës para se të shkojë te pediatri?

0 0

 

Vizitat te pediatri janë të sikletshme kur fëmijët fillojnë të kuptojnë, sepse ata fillojnë të kenë frikë. Por, përmes disa lojërave ju mund t’ja hiqni frikën atyre.

Si ta hiqni frikën e fëmijës?

Përshkruani punën e mjekut

Tregojini fëmijës gjithçka duhet të dijë me atë që bën një mjek. Flisni për doktorin si një figurë që na ndihmon duke na shëruar sa herë jemi sëmurë.

Jepi një arsye

I thoni fëmjës se kontrolli te mjeku është i nevojshëm që ai/ajo të rritet dhe të gëzojë shëndet e të bëhet i/e fuqishme.

Përshkruani zyrën e mjekut

Edhe nëse fëmija mund të ketë qenë më parë, bëni një përshkrim të ambienteve që do të shkoni, në mënyrë që fëmija të ndihet i familjarizuar me to. Për shembull i flisni për koridorin, ku duhet të hyni, në cilën derë etj.

Luani me mjekë në shtëpi, duke improvizuar situata

Bëni një përmbledhje

I shpjegoni fëmijës se hera e pare kur ka shkuar te mjeku ka qenë vetëm pak ditësh dhe nuk duhet të ketë frikë tani që është rritur.

Demonstrojini llojet e kontrolleve

Bëni lojëra që demonstrojnë ekzaminimet me eko, grafi, që dëgjojnë rrahjet e zemrës, që prekin barkun që fëmija të mos ndihet i papërgatitur.

Mos anashkaloni gjilpërat

Mos e gënjeni fëmijën duke e siguruar se nuk do të bëjë gjilpërë, më mirë parapërgatiteni që t’i reduktoni frikën.

Flisni kur të shkoni te pediatri

Fëmija ka nevojë për ndërveprim e bashkëbisedim. Pyeteni nëse ka diçka që do të donte të bënte për t’u ndjerë më mirë.

Lexo edhe: 10 strategji per t’i hequr femijeve friken e vaksines






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X