Perse prinderit kane frike te vaksinojne femijet?

0 0

Vaksinimi nuk shkakton autizëm! Ja si e shpjegon këtë mjeku kirurg dhe specialist në obstetrikë-gjinekologji Salvo Di Grazia
Prej shumë kohësh në rradhët e prindërve qarkullon frika e vaksinimit të fëmijëve. Në të vërtetë ata duhet të ndërgjegjësohen më shumë në lidhje me pasojat e rënda të sëmundjeve infektive, sidomos nëse ajo prek një subjekt të dobët. Nëse për të luftuar sëmundjet bakteriale kemi në dispozicion medikamentet e posaçme, të cilët janë antibiotikët, për ato virale nuk kemi ende asnjë të tillë në dispozicion, dhe për këtë arsye nuk na mbetet zgjidhje tjetër përveçse të mundohemi t’i parandalojmë ato. Për ta bërë këtë ekzistojnë disa mënyra si për shembull evitimi i zonave të kontaminuara, respektimi i normave higjenike etj, por këto shpesh nuk janë të mjaftueshme, sidomos nëse sëmundja nuk bëhet menjëherë e dukshme. Në këtë moment duhet të mendojmë se kemi edhe një mënyrë tjetër gati-gati gjeniale për të parandaluar sëmundje të tilla: vaksinat! Përse duhet të kurojmë një sëmundje kur mund të jemi në gjendje ta parandalojmë atë duke duke përdorur të njëjtën “armë”, antikorpet, të cilat mund t’i stimulojmë?
Vaksinat konsiderohen si një prej shpikjeve më të mëdha të njerëzimit, të cilat kanë shpëtuar miliona jetë njerëzish, i kanë rikthyer shpresën tek shumë fëmijë, kanë arritur të mbajnë të shëndetshëm njerëzimin ndër breza.
Cfarë është më e rëndësishme se mbrojtja e fëmijëve nga sëmundjet infektive? Përse ka kaq shumë polemika?
Është shumë e thjeshtë. Duke qënë se prindërit janë keqinformuar dhe nuk janë përballur ndonjëherë me rrezikun e vërtetë të sëmundjeve infektive, ka bërë që frika dhe refuzimi ndaj vaksinimit të rritet ndjeshëm. Mund të quhet kjo diçka absurd? Jo! Absolutisht jo! Është shumë normale që një prind i cili lexon shumë rreth efekteve të rënda anësore që vaksinat mund të kenë, të ndihet i frikësuar, dhe sidmos nëse ata lexojnë se ato përmbajnë mërkur. Është shumë normale që një prind që dëgjon se vaksinat shkaktojnë autizëm të ndihet i frikësuar duke zgjedhur të mos vaksinojë fëmijët e tij.
Por, a ekziston në të vërtetë një problem?
Sigurisht që po, dhe ai është keqinformimi që ju bëhet prindërve në lidhje me përmbajtjen e vaksinave, të cilat jo vetëm që nuk kanë gjurmë mërkuri, por nuk kanë as edhe derivatin e tij (etilmerkurin) apo metilmerkurin (mërkuri që ndodhet në termometër), i cili është një helm shumë i rrezikshëm. Duhet të dini që vaksinat nuk shkaktojnë autizëm. Kjo ishte një hipotezë e shpërndarë në rradhët e shoqërisë nga një mjek sharlatan, i cili falsifikoi të dhënat e një studimi.
Në ditët e sotme asnjë mjek nuk mund të konfirmojë se vaksinat shkaktojnë efekte anësore të rënda, por edhe nëse mund të shkaktojnë një alergji (ashtu si edhe cdo substancë tjetër në botë), efekti nuk mund të krahasohet me ato të një sëmundje infektive. Nga difteria, fruthi, kolla e mirë fëmija mund të vdesë, një encefalit i shkaktuar nga fruthi mund të shkatërrojë jetën e fëmijës, po kështu edhe meningjiti. Rubeola mund të shkaktojë dëmtime të mëdha në fetus, apo edhe më keq, pa harruar të përmendim se shumë persona në botë janë të detyruar të mos vaksinohen, dhe kjo për arsye shumë serioze, duke bërë që rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive të jetë edhe më i madh.
Si mjek dhe prind e konsideroj shumë të pavend këtë frikën që ndiejnë prindërit, dhe sot e ndiej të detyrueshme t’jua shpjegoj arsyet se përse mendoj kështu. Në botë, ka shumë persona të cilët për arsye të ndryshme gënjejnë, kërkojnë të mbështeten diku, dhe për ta bërë këtë duhet të përhapin panik dhe frikë, konfuzion gjithashtu, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e prindërve në mënyrë që t’i shtyjnë ata kundër instiktit mbrojtës që ata kanë në drejtim të fëmijëve. Por duhet të keni parasysh se nëse vendoseni para fakteve shkencore do të kuptoni që po bëni zgjedhjen e gabuar duke mos vaksinuar fëmijët. Mosvaksinimi është armiku i fëmijëve tonë. Sigurisht që prindërit që zgjedhin të mos vaksinojnë fëmijët nuk janë fajtorë. Ata janë prindër, nëna dhe baballarë konfuzë, të cilët e lëshojnë veten para frikës dhe ankthit që ndiejnë, të cilët ndikohen nga hipoteza të pavërtetuara ndaj të cilave ndoshta nuk reflektojnë në mënyrën e duhur.
Një pjesë të “fajit” e kanë dhe mjekët, të cilët krahas detyrës së tyre si mjek duhet të merren edhe me pjesën e shpjegimit të rëndësisë së vaksinimit të fëmijëve, efekteve anësore sigurisht jo të dëmshme që ato kanë, e me rradhë. Në momentin që vaksinova djalin tima isha shumë i bindur që isha duke bërë diçka për dashurinë që kisha ndaj tij, po e mbroja atë nga sëmundjet infektive. Është e vërtetë që profesioni im më jep avantazhin të kuptoj atë që po ndaj më sipër me ju, më jep mundësinë të kuptoj më thellë arsyet përse vaksinimi nuk është rrezik për fëmijën, më jep mundësinë të kuptoj që efektet anësore të vaksinimit do të jenë të pakrahasueshme me ato të sëmundjeve infektive, dhe këtë nuk jua them si një person që po jep një informacion për një portal informues, por si një njeri i shkencës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X