10 strategji për t’i hequr fëmijëve frikën e vaksinës

0 0

Nëse jeni të stresuar nga fakti sesi do të reagojë fëmija ditën që ka për të bërë  vaksinën apo gjilpërën, ka disa mënyra si të qetësoni frikën e tyre. Mënyra si silleni ditën që do të shkoni te mjeku, bisedat që bëni rreth gjilpërës etj ndikojnë shumë në menaxhimin e frikës së fëmijëve.

Provoni këto 10 strategji për të reduktuar frikën e fëmijëve nga vaksinat:

Qëndroni të qetë

Shumë prindër kanë frikën e tyre për të përballuar ditën e vaksinës dhe këtë frikë ua transmetojnë edhe fëmijëve. Ankthi i prindit mund të rrisë ankthin e fëmijëve. Prandaj përpiquni të ruani maksimalisht qetësinë tuaj.

Flisni për gjilpërat

Nuk duhet ta surprizoni fëmijën duke e çuar menjëherë tek doktori ku do të shikojë gjilpërën, por as nuk duhet t’ja thoni shumë herët që fëmija ta kalojë gjithë ditën me këtë ankth. Në varësi të moshës dhe sesa kupton fëmija, parapërgatiteni dalëngadalë pa e gënjyer. Mos i thoni as gënjeshtra të bardha që ata të besojnë tek ju.

Programoni vaksinat në fillim të ditës

Nëse i bëni vaksinat që në mëngjes, do të keni më shumë kohë gjatë ditës për të qenë aktivë dhe për të shmangur hidhërimin që do të shkaktojnë ato.

Shmangni radhët e gjata

Fëmija vetëm sa do të stresohet më shumë nëse rrini duke pritur në radhë në vende të papërshtatshme për ta. Ndoshta nuk mund të shmangni pritjen te pediatri, por përpiquni të shmangni pritjen në vende të tjera para se të shkoni për vaksinën.

Ofroni diçka të ëmbël

Dhënia e një ëmbëlsire funskionon tek disa fëmijë për t’i shpërqëndruar. Megjithatë jini të kujdesshëm me gjërat që u jepni se mos rrezikoni mbytjen nga të qarat e fëmijës.

Përkrahini moralisht

Mbështetja e prindërve e ngushëllon dhe ndihmon shumë fëmijën. Mund të merrni me vete një lodër të tij të preferuar teksa shkoni për të bërë vaksinën.

Mos lini  shumë vaksina njëkohësisht

Mos i lini të gjitha vaksinat në një datë. Varet nga mosha e fëmijës dhe gjendja e tij sa është e mundur të përballojë. Për këtë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun paraprakisht.

Ofroni një shpërblim për argëtim

Premtojini fëmijës se pas vaksinës do të bëni një aktivitet që ai e pëlqen shumë, në mënyrë që t’i hiqni mendjen nga dhimbja e  vaksinës.

Këndoni një këngë

Muzika siguron një mjet të mrekullueshëm për zbavitje. Zgjdhni këngët e preferuara të fëmijës suaj dhe bëni interpretime të këndshme për të marrë vëmendjen e tyre.

Lexo edhe: Kur nuk duhet te beje vaksina femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X