Vaksinimi i fëmijëve, këshilla për prindërit

0 0

 

Vaksinimi i fëmijëve është bërë subjekti i bisedave për shumë prindër. Disa shqetësohen se vaksinat mund të jenë të dëmshme për fëmijët e tyre ndërsa të tjerët hedhin poshtë shqetësimet si të pabaza.

Konflikti ka krijuar polemika dhe ka shtyrë prindërit në ekstreme. Dhe në ndarjet midis mbështetësve të vaksinave dhe ata që hezitojnë, sëmundjet si fruthi, të cilat më herët u zhdukën, po gjejnë terren për t’u rikthyer.

Pse?

Për shkak të propagandës kundër vaksinimit të fëmijëve.

Por, me një hulumtim të vogël dhe përgatitje adekuate, prindërit dhe fëmijët mund të mbrohen nga sëmundjet e parandalueshme, vetëm me disa pasoja aftashkurtra që shkakton vaksina si dhimbjet. Dhe ky është një propozim shumë më i mirë sesa vdekja nga fruthi.

Vaksinat do të bëjnë që fëmija juaj të qajë

Prindërit duhet të presin që kur të bëjnë një vaksinë fëmijët mund të qajnë. Kjo për shkak se injektimi me një gjilpërë është i dhimbshëm. Pra, kjo pritet. A duket kjo e qartë? Sigurisht. Megjithatë shumë prindërve ju copëtohet zemra të shikojnë fëmijën me aq dhimbje. Por, ata duhet të kenë parasysh se kjo dhimbje momentale do të zbehet. Është vetëm një efekt anësor për të mbrojtur një fëmijë nga sëmundjet që janë shumë më të dhimbshme në rastin më të mirë dhe fatale në rastin më të keq.

Në këto kushte, prindërit mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve duke nxitur besimin dhe një qëndrim të mirë, duke përdorur teknika tërheqëse si e qeshura.

Vaksinat nuk janë 100% efektive

Nuk ka pothuajse asnjë ndërhyrje mjekësore që të jetë 100%  efektive. Kjo nuk është mënyra se si funksionon mjekësia, ose trupi i njeriut. Për shembull, vaksina MMR është rreth 97 për qind e efektshme. Pra, një numër shumë i vogël i fëmijëve që marrin vaksinën nuk do të mbrohet. Për më tepër, e vetmja mënyrë për të ditur me siguri nëse një vaksinë ka qenë efektive është të ekspozohet ndaj virusit.

Sot ka më shumë vaksina, por sistemin imunitar më të forcuar

Disa prindër shqetësohen se fëmijët e sotëm bëjnë më shumë vaksina se dikur. Kjo është e vërtetë, por njëkohësisht fëmijët mbrohen nga më shumë sëmundje. Fakti është se edhe pse ka pasur më pak vaksina në të kaluarën, këto vaksina ishin më pak të sofistikuara.

Listat alternative të vaksinave rrisin rrezikun e sëmundjeve

Datat e vaksinave janë të programuara për një shpërndarje optimale që i siguron çdo fëmije të mbrohet më mirë nga sëmundjet e parandalueshme.

Lexo edhe: Vaksina qe duhet bere ne javet e para te jetes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X