Vajza ime nuk është e ashpër, është me autizëm

0 0

Jemi munduar shumë, vërtet shumë që vajza jonë me autizëm, Lizi të mund të fliste. Ndoqëm terapi me muaj të tërë, terapinë e të folurit, të sjelljes, të aktiviteteve të përditshme, teksa ajo nuk tha asnjë fjalë të vetme të kuptueshme.

Ne këmbëngulëm me orë të tëra duke kërcyer së bashku në trampolinë duke u kapur për dore. Unë thoja, “Një, dy oooooo …” dhe prisja Lizin të thosht “tre”, por dëgjoja vetëm rrahjet ritmike të këmbëve tona në trampolinë. Asnjë fjalë nuk i dilte nga goja, vetëm heshtja: heshtje zhgënjyese, agonizuese.

Dhe pastaj një ditë, ajo papritmas nxori versionin më të bukur të fjalës “tre” që kam dëgjuar ndonjëherë. “Teeeeeee” tha ajo. Isha në ekstazë nga lumturia! Vajza ime më në fund po fliste!

Mendova se ia hodhëm dhe jeta do të kthehej në normalitet. Isha kaq naive.

Pas kësaj, gjuha e saj përparoi bukur. Në tre-katër vitet e ardhshme, ajo mësoi të shprehte me lehtësi, madje edhe ndonjëherë me edukatë, dëshirat dhe nevojat e saj dhe t’i përgjigjej pyetjeve. Pastaj më në fund ndodhi; ajo filloi të ndajë mendimet e saj.

Kisha ëndërruar prej kohësh të dija ç’ndodhte në mendjen e saj. Unë tashmë e dija se nuk kishte asnjë më të dashur dhe më të sinqertë se vajza ime. Ajo me të vërtetë ka një zemër të pastër dhe nuk do të dëmtojë askënd. Por, ajo thotë gjithmonë të vërtetën dhe në këtë pikë kemi probleme.

Ne, personat me zhvillim neurotipik, kemi një qasje tjetër ndaj së vërtetës. Ne e filtrojmë atë përmes një sërë skenarësh të mundshëm dhe mendimesh të perceptuara dhe pastaj e themi në mënyrë të moderuar, duke u siguruar që askujsh s’do të lëndohet.

Por në botën e Lizit, nuk ka filtra. Ajo thotë atë që mendon dhe nënkupton atë që thotë. Një i rritur veçanërisht ekspresiv me autizëm e shpjegoi mirë një herë këtë kur u kërkoi njerëzve të mos ua ndryshonin kuptimin fjalëve të tij.

Lizi dëshpërimisht dëshiron të përfshihet në çfarëdo bisede që ndodh rreth saj. Ajo nuk di gjithmonë si të bashkohet, kështu që sa herë dëgjon diçka që arrin ta kuptojë, përfshihet që të japë mendimin e saj.

Kjo është arsyeja pse ajo ishte në telashe me të gjithë klasën e saj në një diksutim me shumë volejbollistë dhe trajnerit të volejbollit, ndërsa po diskutonin për detajet e sezonit të tyre që nuk kishte qenë shumë i suksesshëm. Lizi ishte e ngazëllyer sepse kjo ishte një temë që e njihte , kështu që ajo bërtiti: “Epo, ekipi i volejbollit nuk ka fituar as edhe një ndeshje këtë sezon!” Eshtë e panevojshme të thuhet, që diskutimi nuk shkoi mirë.

Një herë tjetër një mik i familjes humbi punën e tij, dhe vajza e tij po diskutonte me Lizin se ku do të donte të shkonte me pushime. Lizi nuk vonoi ta informonte: “Ti nuk mund të shkosh me pushime sepse babi yt nuk ka punë, dhe ju nuk keni para.”

Në të dy situatat, ajo foli vetëm të vërtetën dhe asnjë fjalë e vetme nuk kishte për qëllim të dëmtonte askënd.

Ky filtër që mungon funksionon edhe në mënyrën tjetër. Ndonjëherë kur ajo po përpiqet të kuptojë se si funksionon bota, ajo bën pyetje që njerëzit i marrin për keq.

Kur ajo po përpiqej të kuptonte shtatzaninë, ajo pyeti një burrë të shëndoshë nëse ishte shtatzanë. Kur ajo ishte duke u përpjekur të kuptonte vdekjen, ajo mendoi se të gjithë vdisnin kur mbushnin 100 vjeç. Ajo pyeste këdo sa vjeç ishte, bënte llogaritë dhe i informonte se sa kohë u kishte mbetur për të jetuar.

Përsëri, nuk kishte asnjë qëllim të keq pas fjalëve të saj. Ajo thjesht po mblidhte dhe ndante informacione. Nuk është e vrazhdë; eshte autizmi.

Njerëzit janë kaq të shpejtë për të gjykuar. Që Lizi të pranohet për atë që është, do të duhet dikush që dëshiron të shikojë fjalët e saj dhe të shohë zemrën e saj të mirë.

Por a nuk duhet që të gjithë të gjejmë pak kohë që përveç fjalëve të shohim dhe zemrën e personit që i thotë? A është patjetër i tmerrshëm një person vetëm se thotë diçka të gabuar? A e bën armik një mendim ndryshe?

Ndoshta, kjo është diçka që autizmi mund t’i mësojë botës.

Lexo edhe: Dyshoj se fëmija im ka autizëm, askush nuk më beson






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X