Si e ndihmoi Borëbardha djalin me autizëm?

0 0

Çdo prind mund të ketë ëndërruar si do të ishte të çonte fëmijën në Disney World. Kur Lauren Bergner dhe burri i saj i çuan tre djemtë atje, më i vogli i cili është me autizëm, u ndje shumë keq e filloi të qantë, të ulëriste e të shtrihej përtokë.

Në vend që ta çonin te prindërit, një nga personazhet e stafit, që luante Borëbardhën ka bërë një gjest fantastik. Ajo e ka kuptuar që për vogëlushin këto momente ishin të vështira dhe diçka atë e mundonte dhe e mori për të bërë një shëtitje larg turmës, që ta qetësonte.

Prindërit e vogëlushit e vlerësuan shumë këtë veprim nga ana e saj dhe menjëherë i shkruan një letër stafit të Disney-t për të falënderuar personazhin e Borëbardhës që u mundua aq shumë që një ditë të gëzuar të mos lejonte të kthehej në trishtim për fëmijët dhe gjithë familjes.

Ata gjithashtu kërkuan një kontakt personal me të, pasi dëshironin ta falënderonin përballë, personalisht e për t’i bërë të ditur se kurrë nuk do ta harronin çfarë bëri aktorja për fëmijën e tyre me autizëm.

Prindërit treguan se djali i vogël, duke qenë i spektrit të autizmit nuk i përballon dot zhurmat e mëdha, turmat me njerëz dhe ndryshimet ekstreme nga rutina e tij dhe për këtë arsye, atyre iu deshën gjashtë muaj për ta parapërgatitur për këtë udhëtim.

Lexo edhe: Punonjësja e parkut, superheroina për fëmijën me autizëm






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X