Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve nga Lorela Garuli

0 0

“Interpretimi i vizatimit të fëmijëve – zbulo fëmijën tënd” është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve apo gjithë atyre që punojnë me fëmijë për të kuptuar më tepër botën e brendshme të të vegjëlve dhe ndonjëherë për t’u thelluar përtej asaj që thonë verbalisht.

Ne do të sjellim një cikël artikujsh marrë nga ky libër nga informacionet e përgjithshme, duke kaluar tek ato më të detajuarat.

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve

Nëse do të ndaheshim në dy grupe studimet mbi vizatimet e fëmijëve, një grupim i saktë mund të ishte ai sipas dy gjuhëve kryesore në të cilat janë publikuar; në anglisht dhe në frëngjisht, ku përkatësisht ato në anglisht janë përqendruar në aspektet formale, ndërsa ato në frëngjisht në proceset mendore e psikologjike të përfshira në vizatim.

Element i rëndësishëm i vizatimit është se ky i fundit jep një kontribut të madh për të kuptuar kategori të zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Është një mënyrë shumë e mirë vetëidentifikimi dhe vetëshprehjeje, vizatimi ndihmon fëmijën të mësojë duke u shprehur lirshëm, formëson aftësitë e tij të pasqyrimit të mjedisit rrethues duke i mprehur kështu edhe shqisat, të vëzhguarit dhe vëmendjen ndaj detajeve, duke i lënë rrugë imagjinatës dhe ndjeshmërisë artistike, që përveçse e argëton, njëkohësisht edhe i shërben fëmijës të komunikoj me personat që njihen me vizatimet e tij.

Vizatimi te fëmijët, ashtu si të gjitha format e tjera të zhvillimit intelektual, shprehest sipas disa stadeve e hapave që janë në përputhje me moshën dhe nivelin mendor të tij. Është një matës shumë i mirë i disa elementeve të zhvillimit: i motorikës, iniciativës, imagjinatës, lirshmërisë, shkathtësisë, mprehtëissë, mënyrës se si percepton dhe pasqyron botën, i informacioneve që fëmija ka mbi tema të caktuara, kontekstit social, kulturor dhe ekonomik të tij. Qëllimi kryesor i të vizatuarit nga fëmija brenda një konteskti shkollor ose terapeutik, është padyshim vlerësues. Vlerësues në mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave lidhur me fëmijën, informacione që vështirësisht mund të merren në rrugë të tjera, si në punën me të rriturit. Sigurisht që për nga natyra e tyre, me fëmijët është e vështirë, thuajse e pamundur të zhvillohen intervista, t’u dretjohen pyetje me synim marrjen e përgjigjeve, që do të thotë se mënyra e vetme për të ndërtuar marrëdhënien terapeutike do të jetë në rrugë jo verbale, konkretisht nëpërmjet vizatimit dhe lojës. Për më tepër, informacioni që vjen në rrugë jo verable, është më afër së vërtetës, duke qenë se tek fjalët individi ka një nivel më të lartë kontrolli dhe manipulimi. Fakti që vizatimi si shprehje grafike bën pjesë te komunikimi jo verbal, i shton vlefshmërinë e përdorimit edhe në kontekste terapeutike me fëmijën, si rrjedhojë e thellësisë së informacionit që ky i fundit sjell. Duke vizatuar, fëmija materializon dhe konkretizon botën e tij të brendshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Shtatë fjalitë që duhet t’i...

Të gjithë prindërit në momente të caktuara duhet të përballen me zemërimin e shpërthimet emocionale të fëmijëve. Mënyra si i trajtoni dhe menaxhoni këto momente është shumë e rëndësishme për...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X