Ushqyerja me kafe, fruta dhe perime mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit

0 0

Një dietë e pasur me kafe, fruta dhe perime mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit, thotë një studim i fundit.

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të një efekti mbrojtës nga një dietë plot me acide fenolike në rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës.

Acidet klorogjenike, një lloj i caktuar i acidit fenolik që gjendet tek kafeja, frutat dhe perimet kanë pasur efektin më të fortë.

Studimi u drejtua nga një ekip akademikësh nga Universiteti i Navarrës dhe Universiteti i Jaen në Spanjë.

Ata vëzhguan lidhjen midis acideve fenolike, duke përfshirë acidet hidroksikinamike dhe hidroksibenzoike, dhe kancerin e gjirit në 11,028 gra.

Gjatë një vëzhgimi mesatar prej gati 12 vjetësh, studiuesit gjetën 101 raste të kancerit të gjirit në mesin e grupit të grave.

Të gjitha gratë kishin përfunduar një pyetësor ushqimor në fillim të studimit duke thënë se sa shpesh kishin konsumuar 136 artikuj të ndryshëm ushqimorë.

Marrja e tyre e acideve fenolike u llogarit duke u përputhur të dhënat e konsumit të ushqimit nga pyetësori me një bazë të dhënash mbi përmbajtjen e acidit fenolik të çdo ushqimi.

Studiuesit i ndanë gratë në tri grupe sipas marrjes së acideve fenolike.

Ato me konsumin më të lartë të acideve hidroksicinamike kishin një rrezik prej 62 për qind më pak për kancerin e gjirit krahasuar me ato gra që kishin konsumuar pak acide të tilla.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se: “Një konsum më i lartë i acideve hidroksicinamike, veçanërisht nga acidet klorogjenike, të pranishme tek kafeja, frutat dhe perimet, zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës”.

Lexo edhe: Sa jane mundesite qe te prekemi nga kanceri i gjirit ne shtazani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X