Tetori, muaji i parandalimit të kancerit të gjirit

0 0

Në pranverë, urgjenca për shkak të pandemisë Covid-19 detyroi kujdesin shëndetësor t’u jepte përparësi emergjencave, duke shtyrë vizitat dhe kontrollet. Sipas Crems, Qendrës për Kërkime në Ekonomi dhe Menaxhim në Shëndetësi dhe Sociale në Universitetin Carlo Cattaneo, më shumë se 12 milion teste diagnostikuese, 20 milion analiza gjaku, pothuajse 14 milion vizita specialistësh dhe mbi një milion shtrime në spital nuk janë kryer. Kjo për fat të keq është përkthyer në pamundësi të ndjekjes së shqyrtimit dhe kontrolleve periodike për të identifikuar një tumor në kohë. Në shumë raste ishte një zgjedhje e diktuar nga frika: nga frika e infektimit, shumë njerëz kanë shmangur vizitat në spitale dhe operacionet. Por tani është koha për të planifikuar vizitat, duke filluar me parandalimin e kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit gjithnjë e më i shërueshëm

Me vjeshtën, rastet e Covid-19 po rriten përsëri, por është thelbësore që të rikthehet vëmendja edhe për kujdesin ndaj vetes, në rastin e grave, të mendojnë për parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundja më e zakonshme onkologjike. Disa vjet më parë, vdekshmëria nga ky kancer ishte e lartë, por sot, falë përparimeve në trajtim dhe diagnostikimit të hershëm, nivelet e shërimit janë rritur shumë. Merita është gjithashtu e nismave të ndërmarra si për shembull mamografitë falas.

Muaji tetor i parandalimit

Kanceri i gjirit vazhdon të jetë i zakonshëm tek gratë dhe megjithëse është një sëmundje gjithnjë e më e shërueshme, incidenca vazhdon të rritet, duke prekur edhe gratë më të reja, në intervalin e moshës 30-35 vjeç. Në këtë kontekst, parandalimi i kancerit të gjirit nuk duhet të neglizhohet. Ekspertët rekomandojnë rëndësinë e vizitave të rregullta dhe një mënyrë jetese të shëndetshme për të parandaluar kancerin. Lëvizja për gjysmë ore çdo ditë, zvogëlimi i yndyrnave shtazore dhe sheqernave të thjeshta, preferimi i frutave, perimeve, drithërave ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes. Duhanpirja gjithashtu duhet të shmanget.

Lexo edhe: 1 racion kos në ditë mban larg kancerin e gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X