Zbulohet një tjetër veti e dobishme e kosit: na mbron nga kanceri i gjirit. Thjesht hani një racion (tas) në ditë. Ja pse:
Një racion kos natyral në ditë mban larg kancerin e gjirit. Kjo u mbështet nga një grup studiuesish nga Universiteti i Lancaster në fund të një studimi që vëzhgoi një efekt mbrojtës të mundshëm të baktereve të kosit kundër fillimit të kancerit të gjirit.
Merita e baktereve të dobishme të kosit
Sipas hulumtimit, të botuar në revistën Medical Hypoteses, bakteret e mira të kosit natyral, të ngjashme me ato që gjenden tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, do të ishin në gjendje të zvogëlonin inflamacionin e shkaktuar nga mikroorganizmat e dëmshëm, një nga shkaqet kryesore të kancerit të gjirit.
Çdo vit i ushqyerjes me gji zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit me 4.3%. Kjo është një hipotezë që ende nuk është vërtetuar shkencërisht, megjithëse ekzistojnë disa studime që lidhin konsumin e qumështit dhe nënprodukteve të tij me kancerin.
Qumështi dhe kosi mbrojnë gjithashtu kockat
Saverio Cinieri, presidenti i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore (Aiom) dhe drejtori i Departamentit të Onkologjisë së spitalit Perrino në Brindisi, rekomandon që pacientët që trajtohen për kancer, por edhe ata që nuk e kanë këtë diagnozë, të pinë një gotë qumësht në ditë për të mbajtur të shëndetshme kockat. Sidomos gjatë menopauzës kockat pësojnë një varfërim të rëndësishëm të kalciumit, i cili mund të furnizohet pjesërisht nga qumështi dhe të gjithë derivatet e tij, të tilla si kosi dhe djathi.
Qumështi dhe djathi: dozat e rekomanduara
3 porcione qumësht ose kos në ditë dhe 2-3 porcione djathë në javë. Kjo është sasia e rekomanduar nga udhëzimet më të fundit për ushqimin e shëndetshëm italian të hartuar nga Crea (Këshilli për Kërkime Bujqësore) dhe Sinu (Shoqëria Italiane e Ushqyerjes Njerëzore).
Ta dini!
Një racion qumështit ose kosit korrespondon me 125 ml. Një racion i djathit korrespondon me 100 g nëse është i freskët, 50 g nëse është e staxhionuar.
Lexo edhe: Probiotikët, bakteret e mira të nevojshme për trupin e fëmijëve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu