4 në 5 gra nuk e dinë se alkooli shkakton kancer gjiri

4 nga 5 gra nuk e kuptojnë se pirja e alkoolit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit, thotë një hulumtim i fundit.




0 0

Shumica e grave të anketuara në një klinikë për kontrollin e kancerit të gjirit nuk ishin në dijeni për një lidhje midis kësaj sëmundje dhe pijeve alkoolike.

Ekspertët kanë paralajmëruar se rreziku i alkoolit duhet të kuptohet më mirë, sepse mund të shkaktojë më shumë se një në 10 raste të kancerit.

Edhe pse vetëm 20 për qind e femrave e dinin se alkooli ishte një faktor i rrezikut të kancerit, rreth dy të tretat e tyre pranuan se konsumonin nga një gotë rregullisht.

Hulumtuesit nga Universiteti i Southampton-it anketuan 238 gra të cilat ishin në klinikë për të bërë vizitë mbi kancerin e gjirit.

Alkooli mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit duke ngritur nivelet e hormoneve që përshpejtojnë tumoret ose duke çliruar kimikatet që dëmtojnë ADN-në.

Nëse bëjmë më shumë për të paralajmëruar njerëzit rreth lidhjes midis pijeve alkoolike dhe kancerit mund të parandalojmë kancerin dhe të shpëtojmë jetë, thanë hulumtuesit.

Pra, çdo ndërhyrje për të reduktuar konsumin e alkoolit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në normat e kancerit të gjirit, si dhe të ndihmojë në menaxhimin e efekteve anësore të trajtimit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të grave.

“Rreziku i kancerit të gjirit ndikohet nga një kombinim i gjeneve tona, zgjedhjeve të jetesës dhe ngjarjeve gjatë gjithë jetës, dhe asnjëherë nuk ka një shkak të vetëm për këtë sëmundje. Por, me kaq shumë faktorë kontribues, është jetësore që ne të mbështesim më shumë gra, të cilat mund të bëjnë atë që munden dhe të heqin dorë nga ato gjëra që munden për të mos u prekur nga kanceri”, thanë studiuesit.

Lexo edhe: “Mjekët e  neglizhuan dhimbjen e shpinës sime, deri sa u diagnostigova me kancer gjiri”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X