“Mjekët e  neglizhuan dhimbjen e shpinës sime, deri sa u diagnostigova me kancer gjiri”

0 0

Një mjek insistoi se dhimbja e saj ishte e shkaktuar nga depresioni e një tjetër për shkak të punës së saj. Por në fund doli e vërteta, gruaja në fjalë kishte kancer gjiri të fazës 4, i cili ishte përhapur në shpinën e saj. Gruaja ka treguar historinë e jetës së saj duke ndërgjegjësuar kështu femrat e tjera që të mos neglizhojnë asnjë lloj dhimbjeje.

“Unë kisha dhimbje kronike në shpinë rreth një vit para se një gungë të më shfaqej. Shkova tek tre mjekë të ndryshëm për këtë dhimbje por askush nuk më mori seriozisht. Mjekja e fundit ku shkova, në shkurt të vitit 2016, pranoi se ajo nuk e dinte se cili ishte shkaku, por tha se ndoshta ishte për faj të fibromialgjisë (një sëmundje muskujsh). Ndihmësi i saj këmbënguli se depresioni mund të ishte shfaqur si dhimbje në trupin tim. Sugjerimi i tij? Më dha ilaçe kundër depresionit.

Dhimbja vazhdoi, dhe një muaj më vonë, përfundova dy herë në urgjencë sepse dhimbja ishte e tmerrshme. Më dhanë përsëri medikamente anti-inflamatore dhe steroide, se mos ndoshta kjo ishte si rezultat i një sëmundje autoimmune dhe unë po e përkeqësoja me punën time (në atë kohë punoja si kuzhiniere).

Madje ju betohem se në një moment mu duk sikur po gënjeja edhe veten time. Mos gjithçka ishte në kokën time? Sigurisht që të gjithë këta mjekë nuk mund të gabonin; në fund të fundit, ata ishin ekspertë. Por thellë brenda vetes time e dija se kjo ishte e vërtetë, unë kisha dhimbje fizike. Nuk e dija se çfarë po më dhimbte kaq shumë, por e dija që unë nuk ndihesha si unë.

Më vonë në mars, duke u shtrirë në krevat ndieva diçka anash meje. Mendova se mos isha shtrirë mbi telefonin celular. Futa dorën që të hiqja telefonin dhe në vend të tij kuptova se kisha një gungë anash gjoksit tim.

Atë ditë po flija në shtëpinë e prindërve. E thirra nënën time e cila është infermiere. “Ndoshta po e bëj të madhe- i thashë- por a mund ta shohësh këtë?” Ajo ndjeu gungën dhe dukej e shqetësuar. Nëna ime mendonte se isha shumë e re (akoma pa mbushur 30 vjeç) për kancer gjiri dhe se ndoshta nuk ishte asgjë, por ajo më sugjeroi që ta kontrolloja.

Pas mamografisë fillestare, mjekët vazhduan të më linin takime për t’u ri-skanuar. Pastaj kuptova se kisha nevojë për një biopsi. Një javë më vonë, më thanë se kisha kancer gjiri.

Lajmi ishte shkatërrues; Mbaj mend ndjenjën se si gjithçka u turbullua. Nëna ime ishte me mua dhe unë i bërtita. I thashë se dëshiroja ta mbaja diagnozën time sekrete, sepse nuk desha që njerëzit në jetën time të më shikonin mua dhe të shihnin kancerin tek unë.

Nuk ka onkolog në qarkun tim, kështu që shkova në Columbus për një mendim të dytë nga mjekët në Universitetin Shtetëror të Ohajos. Ndërsa isha atje, u thashë atyre për dhimbjen time të shpinës. Kjo i nxiti ata të bënin një investigim në trupin tim, që tregonte se kanceri kishte kaluar ndoshta në shpinë. Kisha nevojë për një tjetër biopsi për ta konfirmuar këtë dhe brenda një jave unë u diagnostikova me kancer të gjirit metastatik. Nga fjalët që më thoshin në fillim “Jeni shumë e re për të pasur kancer të gjirit” tani më thoshin “Ju jeni duke vdekur nga kanceri i gjirit dhe nuk ka shërim”.

Kur mësova se dhimbja e tmerrshme në shpinë ishte për shkak të kancerit metastatik në shpinë (dhe jo fibromyalgia ose mbingarkesa në punë, siç besonin mjekët e mi të mëparshëm), së pari kërkova të përqafoja onkologun tim. Jo sepse u gëzova se kisha kancer, por për shkak se dikush më në fund më dha një përgjigje që më shpjegonte se përse kisha kaq shumë dhimbje, duke më treguar kështu se nuk ishte e gjitha në kokën time.

Më pas zbulova diçka të trishtuar. Një shënim ishte lënë në kartelat e mia mjekësore nga një nga mjekët që kishte pare  dhimbjen e shpinës. Ai përmendte se disa “masa të dyshimta” ishin gjetur mes kockave të mua pas një skanimi që kisha bërë një vit më parë. Askush nuk ma tha këtë.

Sapo kanceri të përhapet në shpinë, ai shtyp një nga një rruazat kurrizore duke zvogëluar madhësinë e tyre me 70%. Unë kisha nevojë për një procedurë të quajtur vertebroplasty përpara se të bëja trajtimin e kancerit të gjirit.

Kanceri metastatik i gjirit ka një jetëgjatësi mesatare prej 18 deri në 36 muaj dhe vetëm 22% e njerëzve mbijetojnë për pesë vjet. Ndërsa mjekët e mi thanë se shpresonin që një ditë të trajtonin kancerin e gjirit metastatik si një gjendje kronike, por aktualisht është një diagnozë terminale. Unë nuk e dija se kanceri i gjirit nuk ishte i shërueshëm kur unë u diagnostikova. Ti sheh shirita rozë nëpër internet dhe mendon po, unë do ia dal. Isha shumë pozitive deri sa kuptova se sëmundja ime ishte terminale.

Kanceri im ishte pozitiv i receptorit të estrogjenit, prandaj fillova fillimisht tamoxifen, një lloj terapie hormonale që mund të ngadalësojë rritjen e tumorit në disa kancere të gjirit. Ndërkohë, trupi im ishte vënë në menopauzë të shtyrë nga medikamentet për të më bërë një kandidat për terapinë e hormoneve të ardhshme dhe trajtimet e kimioterapisë.

Unë kam qenë nën medikamente të ndryshme për të ndaluar kancerin tim që të përparonte, dhe për rreth dy vjet kura funksionoi.

Për ta mbajtur sëmundjen nën kontroll, kam përjetuar operacione dhe rrezatime të ndryshme paliative, por këto më lanë me më shumë efekte anësore. (Mjekët nuk kryejnë kirurgji për të hequr tumoret e kancerit të gjirit në pacientët e fazës 4, nuk ka të dhëna që tregojnë se zgjat jetën, kështu që ata mendojnë se nuk ia vlen stresi fizik shtesë.) Indet rreth gjirit të majtë ku tumori im ishte bërë shkëmb – akoma dhembin shumë . Tashmë djegia nga rrezatimi në stomakun tim nuk më lejon të toleroj shumë fibra.

Unë kam përjetuar edhe dhimbje të forta, pasi kanceri u përhap në kockat e mia. Fillimisht ecja me karrige me rrota e më pas me shkop. Aktualisht, me medikamentet e sakta të dhimbjes, rrallëherë duhet të përdor një shkop apo karrige, dhe kam ecur edhe rreth e përqark Disney World-it  shkurtin e kaluar, diçka që e mendoja të pamundur një vit më parë.

Tani, unë kam skanime çdo tre muaj për të kontrolluar përparimet, dhe takoj onkologun tim çdo muaj. Unë përpiqem të rezistoj duke jetuar me faza tremujore; Së shpejti kam planifikuar një udhëtim në Evropë.

Mbajtja e cilësisë së jetës është gjëja më e mirë që mund të bëj tani. Unë gjithmonë do të kem pak dhimbje, por mund ta toleroj atë.

U zhvendosa në shtëpi pas diagnostikimit duke menduar se do të qëndroja aty për një vit trajtim. Pastaj kuptova se do të isha në trajtim për pjesën tjetër të jetës sime. Lashë punën për shkak të metastazave të kockave. Orari i trajtimit tim është mjaft rigoroz. Ndonjëherë kam tri ose katër takime në një ditë. Por, duke qëndruar gjallë është puna ime e plotë tani.

Për këdo që është në një situatë si unë, nëse ndieni se keni diagnostikuar gabim nga mjekët, këshilla ime është të bëni vetë kërkimet për veten tuaj. Bëni një takim tjetër me dy, tre apo katër mjekë, duke qenë se shumë mendime ju nevojiten në mënyrë që të ndiheni rehat. Kërkoni kopjet e të gjitha raporteve, testeve dhe skanimeve tuaja, në mënyrë që t’i lexoni vetë dhe të shkoni në takimin tuaj të ardhshëm me pyetje të gatshme. Mbi të gjitha, besoni veten tuaj: ju e dini se çfarë është normale dhe çfarë nuk është për trupin tuaj.

Lexo edhe: A mund te prekemi nga kanceri i gjirit ne shtatzeni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X