Çfarë duhet të dini për betejën e grave që e kanë mposhtur kancerin e gjirit?

0 0

 

Është bërë një vit që kur jam diagnostikuar me kancer të hershëm të gjirit. Më herët motra ime u diagnostikua me të njëjtën sëmundje dhe unë isha e bindur që pas saj nuk kishte si të më ndodhte dhe mua. Nuk mendoja se familja jonë do të goditej nga e njëjta sëmundje dy herë.

Pas diagnozës së saj, nëna ime dhe unë vendosëm të bënim mamografi vjetore dhe ultratinguj. Teknikët që kryen skanimet e mia më bënin të ndihesha sikur të isha duke humbur kohën, pasi nuk kisha asnjë shenjë rreziku.

Më pas gjeta një grumbull të madh si me grurë të imët në gjirin e majtë. E lashë për ta parë në ekzaminimin tim të radhës dhe aty sërish mjeku nuk u shqetësua duke marrë parasysh se unë më herët kisha pasur fibradenoma dhe ciste.

Por kur ia tregova këtë motrës sime, e cila më parë kishte përjetuar kancerin, ajo këmbënguli që të bëja një skaner. Aty zbulova se kisha kancer, por ishte në fazën e hershme dhe pas operacionit unë nuk kisha më rrezik për jetën.

Të gjithë më kujtojnë sesa me fat jam që kisha “kancer të mirë”.  Që e zbulova në fazat e para, që e shërova. E di që jam me fat dhe shumë të tjerë nuk i shpëtojnë kësaj sëmundjeje.

Por ajo që të tjerët nuk kuptojnë është se trajtimi zgjat shumë kohë edhe më pas. Pas operacionit fillestar dhe trajtimit, onkologu juaj me padurim fillon terapinë hormonale.

Më kujtohet që mjeku im tha se do të mbyllnin vezoret e mia dhe kjo do të ndalonte çdo hormon tjetër që t’i bashkëngjitej qelizave të kancerit.

Bukur. Le të mbyllim vetëm vezoret e mia, pa asnjë problem, apo jo?

Pastaj shtoi ai, “por ne do të duhet të bëjmë një test të densitetit të eshtrave për të marrë një lexim bazë, pasi kjo mund të shkaktojë humbjen e kockave dhe osteoporozën”.

Hapi që pason do të jetë, “Le të heqim vezët, në këtë mënyrë të mund të ndalosh implantet dhe ndoshta duhet të marrim në konsideratë një mastektomi profilaktike në gjoksin tënd të shëndetshëm”.

Mjekimi që bëj tani më ka dhënë dhimbje të muskujve, presion të lartë të gjakut, zhurmë në veshë, marramendje, paqartësi dhe djersitje natën. Ka netë që unë nuk fle fare.

Kam shtuar gjithashtu 8 kilogramë, që për mua që kam qenë gjithë jetën shumë e dobët bëjnë goxha diferencë.

Kolegët e mi thonë se dukem shumë mirë dhe po rikuperohem kur shkoj në punë, por ata nuk e dinë që një natë më parë unë mund të kem qëndruar shumë orë zgjuar sepse s’më zinte gjumi nga djersa.

Unë jam shumë e lumtur që kam pasur mjekë të mrekullueshëm dhe u shërova, por dua t’ju bëj thirrje që të kujtoni se njerëzit që kanë vuajtur nga kanceri dhe tani janë mirë kanë ende një rrugë të lodhshme për të bërë.

Lexo edhe: Protezat e gjirit rrisin rrezikun e kancerit

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X