Gruaja shtatzëna që luftoi kancerin e gjirit duke bërë kimioterapi ndërsa ishte shtatzënë

0 0

Vetëm disa javë pasi ajo zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, Jordana Beck mori disa lajme që e kthyen një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, në një nga më sfidueset.

Ajo u diagnostikua me kancerin e gjirit në fazën 2.

32-vjeçarja ishte vetëm 11 javëshe shtatzënë kur i bënë diagnozën dhe I thanë se ishte me kancer. Ajo kishte zbuluar një gungë në gjoksin e saj dhe mjekët i konfirmuan se ishte kancer. Gruaja në fakt kishte dy tumore në gjoksin e saj, të dyja ishin trefish-negative – një formë shumë agresive e kancerit të gjirit.

Në një intervistë, Beck tha: “Unë kam qenë gjithmonë e shëndetshme, ushtroj, ha mirë, etj”.

Në javën e saj të 13 të shtatzënisë, pra fillimi i tremujorit të dytë, Beck vendosi të bënte një  mastektomi të vetme pasi mjekët e siguruan se kjo do të ishte e sigurt për djalin e saj të palindur.

“Kur u zgjova pas kirurgjisë dhe anestezisë, rrahjet e zemrës së fëmijës tim ishin gjëja  më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha ajo.

Një onkologjiste e njohur në SHBA ka treguar se edhe pse shtatzënia kufizon në mënyrë të konsiderueshme mundësitë e trajtimit për kancerin e gjirit, ka një numër të kufizuar medikamentesh që janë të sigurta për fëmijën.

Marleen Meyers thotë se ajo ka trajtuar disa gra shtatzëna me këtë problem. Gjatë lindjes nëna mund të jetë tullace për shkak të kimioterapisë që ka bërë dhe fëmija mund të lindë me flokë.  “Kjo shpesh u jep prindërve shumë siguri se në fakt kimioterapia nuk ndikon tek fetusi”, thotë ajo.

Disa operacione nuk janë të sigurta për një pacient me kancer të gjirit kur është shtatzënë, por të tjerët janë, si mastektomia. Megjithatë, si kirurgjia dhe kimioterapia janë të sigurta vetëm kur nëna është në tremujorin e dytë, thotë Meyers. Në fund të fundit, çdo rast i kancerit është i ndryshëm dhe trajtimet që janë të sigurta për një person nuk mund të jenë të sigurta për një tjetër.

Për fat të mirë, vetë kanceri nuk mund ta dëmtojë foshnjën dhe shumë gra mund të trajtohen për sëmundjen edhe pse janë shtatzëna – megjithëse nuk mund të kalojnë nëpër disa trajtime që bëhen për lloje më agresive të kancerit, thotë Meyers.

Beck ka arritur të lindë fëmijën e saj të dytë, dhe në rrjetet sociale ata duken shumë të lumtur.

Lexo edhe: Testi i gjakut mund të zbulojë kancerin e gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X