Edhe pse botëkuptimi i njerëzve me kancer të gjirit është përmirësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, duke parashikuar dhe parandaluar përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit (metastaza), kjo sëmundje vazhdon të jetë një sfidë e madhe edhe për komunitetin e mjekëve.
Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në gjasat e përhapjes së kancerit të gjirit. Një prej tyre është statusi i receptorit të hormoneve.
Për shembull, kanceri i gjirit me hormon receptor pozitiv, i cili përbën shumicën e rasteve të kancerit të gjirit, nxitet nga hormonet estrogjen ose progesteron. Zakonisht i përgjigjet mirë trajtimit. Nga ana tjetër, kanceri i gjirit me hormon receptor negativ, priret të përhapet më shpejt.
Një faktor tjetër që mund të ndikojë në përhapjen e kancerit të gjirit është prania e një niveli të lartë të qelizave [imune] të quajtura makrofagje të pranishme brenda indeve.
Ka patur gjithashtu studime që kanë treguar se sasi të mëdha të kolagjenit struktural proteinik në inde dhe në tumore gjithashtu çojnë në rritjen e përhapjes së kancerit të gjirit.
Një studim i kohëve të fundit tek minjtë zbuloi një faktor tjetër me një rol vendimtar në përhapjen e kancerit të gjirit: bakteret e zorrëve.
Ekipi mjekësor ka përçarë bakteret natyrore të minjve me kancer gjiri duke përdorur antibiotikë të fuqishëm.
Shkatërrimi i baktereve të zorrëve shkakton inflamacion
Studiuesit përdorën një model të miut që kishte kancer gjiri me hormon receptor pozitiv. Ata ndryshuan ekuilibrin e baktereve natyrore të brejtësve duke u dhënë atyre antibiotikë të fuqishëm dhe duke kryer transplantin fekal mikrobiotik të përmbajtjes dysbiotike ose makrobiotike të pabalancuar.
“Kur shkatërruam ekuilibrin e baktereve tek minjtë duke i trajtuar vazhdimisht me antibiotikë, kjo solli inflamacion sistematik dhe brenda indeve të gjirit”, thanë autorët e studimit.
“Në këtë mjedis, qelizat e tumorit ishin shumë më në gjendje të shpërndaheshin nga indi në gjak dhe në mushkëri, që është një vend ku mund të përhapet më shumë kanceri i gjirit të receptorit hormon-pozitiv”.
Megjithatë, gjetjet nuk do të thonë se antibiotikët janë të rrezikshëm për njerëzit me kancer të gjirit.
Studiuesit këshillojnë për mbajtjen e baktereve të shëndetshme duke ndjekur një dietë të shëndetshme, të pasur me fibra, së bashku me stërvitje, gjumë, pasi të gjitha këto gjëra kontribuojnë në shëndetin pozitiv.
Lexo edhe: Sa janë mundësitë që të prekemi nga kanceri i gjirit në shatztani?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu