Majdanozi është një bimë shumë efektive për të ulur peshën. Por, kujdes! Kjo pije nuk duhet të përdoret nga gratë që kanë tension të ulët, si edhe nga ato qe ushqejne femijen me gji.
Çfarë duhet për të përgatitur këtë pije?
Një tufë majdanoz
Një kokërr limon
Një mollë jeshile
200 ml ujë
Si ta përgatisim?
Shtrydhni lëngun e limonit dhe e shtoni në blendër bashkë me majdanozin, mollën dhe ujin. Pasi i keni grirë e përzieni për disa sekonda lëngun me anën e një lugë. Këtë lëng e konsumoni për 6 ditë, dhe më pas bëni 10 ditë pushim. Më pas e rinisni përsëri pirjen e këtij lëngu.
Lexoni edhe: Rregullat qe duhet te ndiqni per te humbur peshe gjate shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu