Studimi: Njerëzit janë më të lumtur në moshën 16 dhe 70 vjeç

0 0

Njerëzit në Britaninë e Bashkuar janë më të lumtur në moshën 16 dhe 70 vjeç, bazuar kjo në faktorët vlerësues të mirëqenies, e cila ka arritur kulmin pikërisht në këto dy periudha.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundmi në Britani.

Artikulli i botuar të mërkurën, thotë se njerëzit kanë tendencë të jenë më të lumtur, më të kënaqur dhe të ndiejnë një ndjenjë më të madhe të vetëvlerësimit në vitet e tyre të adoleshencës- dhe përsëri kur ata i afrohen moshës së vjetër.

Studimi ka zgjatur shtatë vite, ndërsa thotë se nivelet e ankthit priren të rriten në mes të të njëzetave dhe në mes të të pesëdhjetave.

Pas kalimit të adoleshencës, të dhënat treguan një rritje të mirëqenies së përgjithshme në të 20-at e hershme të njerëzve. Por, kjo pasohet nga një zymtësi në secilën nga komponentët e mirëqenies kur kalon të 25-at dhe rreth 30 vjeç deri sa njerëzit të arrijnë 50 vjeç. Në këtë moment kurba ndryshon vazhdimisht duke u rritur deri në moshën 70 vjeçare.

Sipas autorëve të studimit ata nuk u fokusuan vetëm tek paratë por në mirëqenien e përgjithshme, kjo pasi përmirësimi i ndjenjës së mirëqenies në shoqëri është sfida politike kryesore e kohës sonë.

Është inkurajuese që një numër gjithnjë e më i madh i politikanëve në botë janë gjithnjë e më të interesuar në rritjen e mirëqenies. Por përqendrimi i tyre në objektivin e ri duhet të plotësojë, në vend që të zëvendësojë, prioritetet si rishpërndarja e të ardhurave, punë më të mira dhe strehim të sigurt.

Sipas raportit, statistikat tregojnë se përcaktuesit më të rëndësishëm të mirëqenies janë shëndeti i mirë, një punë dhe një partner. Por ai thotë se të dhënat e lumturisë gjithashtu ndryshonin në mënyrë të konsiderueshme varësisht nga mosha e dikujt, niveli i të ardhurave, strehimi dhe vendi ku jetonin.

Lexo edhe: Çfare eshte lumturia? Ja pergjigjet me interesante nga ekspertet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X