Çfarë është lumturia? Ja përgjigjet më interesante nga ekspertët

0 0

Kush jemi ne, ku shkojmë, por mbi të gjitha, çfarë është lumturia? Njeriu gjithmonë ka bërë dhe bën pyetje rreth ekzistencës së tij, pyetje të cilat nuk kanë gjetur kurrë një përgjigje.

Megjithatë ka nga ata që janë përpjekur të japin sa më shumë detaje rreth ndjesisë së të qenit i lumtur. Dhe ka të drejtë Winnie Pooh kur i bëjnë pyetjen “Çfarë është lumturia?”, dhe ai përgjigjet: “Një kavanoz me mjaltë” …

Por njeriu gjithnjë ka qenë në ndjekje të përgjigjes së lumturisë të vërtetë, kurrë nuk ka pushuar se priruri drejt asaj që dukej e pakapshme, dhe është ndier mirë vetëm kur e ka prekur arritjen.

Personalitete të panumërta nga bota e artit, filozofisë, psikologjisë dhe letërsisë kanë provuar – secili me eksperiencën e tyre profesionale për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje të vjetër. Më poshtë keni përgjigjet e tyre.

– “Nuk është e vërtetë se lumturia është të kesh jetë pa probleme – thotë sociologu i mirënjohur Zygmunt Bauman – jeta e lumtur vjen nga tejkalimi i problemeve, nga zgjidhja e vështirësive, duhet të përballojmë sfidat dhe të bëjmë më të mirën. Njeriu është i lumtur nëse është në gjendje të kontrollojë sfidat e paraqitura nga fati, ndërsa të tjerë ndihen të humbur nëse arrijnë mirëqenien…”

– Për Senekën lumturia është të mos kesh nevojë për të qenë i lumtur. “Bëni të vetmen gjë që mund t’ju bëjë të lumtur: (…) Aspironi për të mirën e vërtetë dhe për atë që ju kënaq”.

– Njeriu më i lumtur është ai në shpirtin e të cilit nuk ka gjurmë të ligësisë. (Platoni)

– Lumturia është dashuria, asgjë tjetër.(Hermann Hesse)

– Hulumtuesit në Universitetin e Harvardit kanë zbuluar se kur një person është i lumtur, miku që i rri afër ka 25 përqind mundësi për të qenë edhe ai një njeri i lumtur.

– “Lumturia është një qenush”, sipas babait të Peanuts Charles M. Schulz.

– Ndërsa sipas Albert Einstein, “një jetë e qetë dhe modeste jep më shumë lumturi sesa ndjekja e suksesit, e cila lidhet me shqetësimin e vazhdueshëm”.

– Sipas hulumtimit të kryer mbi vullnetarizmin, njerëzit që shpenzojnë kohë çdo muaj duke ndihmuar të tjerët janë më të lumtur.

– Për Aristotelin, lumturia e vërtetë është: “E mira e përsosur është ajo që gjithmonë duhet të zgjidhet në vetvete”. Ajo që është e mjaftueshme për veten është ajo që, e bën jetën të selektueshme dhe nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Një gjë e tillë besohet se është lumturia, një veprim i shpirtit racional me virtyte”.

-Për Oscar Wilde, lumturia “nuk është të kesh gjithçka që dëshiron, por të dëshirosh atë që ke”

-Për Winston Churchill, “lumturia nuk është të kesh, por të ndash me të tjerët”.

-Sipas babait të psikologjisë pozitive Martin Selingman, 60 për qind e lumturisë përcaktohet nga gjenet dhe mjedisi ku jetojmë , pjesa e mbetur prej 40 për qindshi varet nga ne.

-Hakmarrja më e madhe është lumturia: asgjë nuk I vret më shumë njerëzit sesa të të shohin të qeshësh.(Chuck Palahniuk)

-Ata që shpresojnë të arrijnë lumturinë, duke kërkuar pasuri, lavdi, fuqi dhe vepra heroike, janë po aq naivë sa një fëmijë që dëshiron ta kuptojë ylberin për të bërë një pelerinë.(Dilgo Khyentse Rinpoche)

-“Lumturia supreme e jetës është që të duam gjerat për atë që janë, ose të duam diçka pavarësisht se çfarë është. Për të qenë i lumtur, duhet një gjë: të duam dhe të duam me vetëkënaqje, t’I duam të gjithë dhe gjithçka,  duke e përhapur rrjetin e merimangës së dashurisë në të gjitha drejtimet: kushdo që ngecet brenda e marrim” . Ky është mendimi i Viktor Hugos.

-Momenti më i lumtur i jetës përputhet me sekondën para se të fusim mjaltin në gojë. (Winnie Pooh)

-Lumturia është shuma e gjithë pakënaqësive që ne nuk e kemi.(Marcel Achard)

-Lumturia konsiston në momentin që asnjëherë nuk e vendos matësin ose nuk pyet  nëse dikush është i kënaqur apo jo.(George Bernard Shaw)

-Lumturia e vërtetë vjen nga një ndjenja e paqes dhe kënaqësisë së brendshme, e cila nga ana tjetër arrihet duke kultivuar altruizmin, dashurinë, dhembshurinë dhe falë eliminimit të mizorisë, egoizmit dhe lakmisë.(Dalai Lama)

-Lumturia është një formë guximi.(Holbrook Jackson)

-Optimizmi është një magnet i lumturisë. Nëse qëndroni pozitivë, gjëra të mira dhe njerëz të mirë do t’ju tërheqin.(Mary Lou Retton)

Lexo edhe: Lumturia fillon nga stomaku

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X