Një studim i fundit tregon se kur paratë përdoren për të fituar kohë që të qëndrosh me familjen, atëherë ato ju bëjnë më të lumtur. Nëse ju paguani dikë që t’ju bëjë pazaret, nëse paguani dikë që t’ju pastrojë, apo t’ju gatuajë, apo paguani një taksi për të kursyer kohën e kthimit nga puna në shtëpi, ky shpenzim do t’ju bënte më të lumtur.
Prandaj mos u ndjeni fajtore dhe dembele kur bëni shpenzime të tilla, sepse në të vërtetë, ato ju ndihmojnë për të kaluar kohë cilësore me famjen e për të qenë më të lumtur për ta.
Sipas një studimi ku morën pjesë 6 mijë njerëz, rezultoi se ata që shpenzonin para për të kursyer kohë, ishin më të lumtur.
Jo vetëm kaq, një studim tjetër tregoi se kur njerëzit harxhonin para për të fituar kohë për t’u relaksuar ose për të qëndruar me familjen ata ishin më të lumtur se personat që ato para i shpenzonin për gjëra materiale si për shembull veshje.
Kjo është shumë e vlefshme për nënat e reja, të cilat janë gjatë gjithë kohës në vrap për të arritur gjithçka, për të përmbushur çdo detyrim dhe mbeten gjithmonë duke harruar kujdesin për veten.
Nëse nuk do të harxhonit kohën, por paratë dhe dikush tjetër t’i bënte disa nga detyrat që i keni vendosur vetes, ju dhe gjithë familja do të ishte më e lumtur.
Lexo edhe: A duhet t’i tregojme femijes rreth gjenjdes sone financiare?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu