Çfarë mësova pasi bëra publike fitimet dhe shpenzimet e mia

0 0

Në fillim të vitit 2018, edhe unë si shumë gra vendosa të bëj një pasqyrë financiare në internet të të ardhurave dhe shpenzimeve të mia përgjatë gjithë vitit. Kjo filloi si një sfidë, pasi redaktori im gjithnjë më thoshte se me të ardhurat e mia mund të blija një shtëpi në Londër, ndërsa unë e kundërshtoja.

Kur fillova të bëja këtë pasqyrë timen financiare, mora shumë komente negative, kryesisht nga gjinia mashkullore dhe të gjithë më thoshin se bëja shpenzime të pakuptimta, dhe nëse do t’i kufizoja ato, do të kisha më shumë mundësi për veten e do të blija shtëpinë shumë të diskutuar në Londër.

Shumë komentues më thanë se po të vazhdoja me këtë ritëm të shpenzimit të parave, do të kisha probleme serioze financiare, do të kisha probleme me bashkëshortin, me fëmijët që do të lindja.

Për disa njerëz, ishin të ekzagjeruara shpenzimet e mia për prerjen e flokëve 230 dollarë apo për 25 dollarë që mund të shpenzoja për një natë të kaluar jashtë.

Paraja është ende tabu për gratë. Gratë gjithmonë kanë qenë të dekurajuara të flasin për paratë dhe shpenzimet e tyre gjithmonë janë konsideruar të kota, ndërkohë që jemi ne që kujdesemi për familjen e për gjithçka. Ne na mungojnë njohuritë themelore sepse gjithmonë fitimet tona janë konsideruar tabu dhe për këtë arsye ka hendek të thellë midis pagës së një burri dhe pagës së një gruaje dhe prandaj gratë e kanë shumë më të vështirë të kërkojnë rritje rroge.

Gratë gjithashtu kanë më pak gjasa të investojnë në kursimet e tyre apo janë në rrezik më të madh për t’u varfëruar nga divorci.

Një grua që kishte fituar 40 mijë paund në vit, po diskrimonohej shumë sepse merrte ende para nga familja e saj.

Duhet të jesh njeri i përsorur për t’i shpëtuar komenteve shumë gjykuese lidhur me shpenzimet që bën një grua. A nuk është seksiste që i gjykojmë gratë për mënyrën sesi shpenzojnë?

Megjithatë, po të bësh një llogaritje të thjeshtë prerja e flokëve të mi dy herë në vit kushton shumë më pak se sa mund të shpenzojë një burrë për të parë ndeshje futbolli.

Duhet marrë parasysh gjithashtu se jetesa për një femër është më e shtrenjë se për një mashkull, pasi gratë nuk mund të rrinë me të njëjtat palë rroba 5 vjet, sikur mundet një burrë.

Megjithatë ekspertët e këtyre çështjeve thonë se paratë i bëjnë njerëzit më të lumtur vëtëm nëse përmirësojnë gjendjen e tyre sociale.

Megjithatë, për mua është arritje që paratë nuk kanë qenë në gjendje të ndikojnë në mënyrën time të jetesës, por gjithsesi kjo pasqyrë financiare më ka ndihmuar për të parë më qartë shpenzimet e mia.

Lexo edhe: Sfidat e nje nene pa pare, ne ditet e fundit te muajit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X