Studimi: Koha që kalojnë para ekranit të pajisjeve tekonologjike lidhet me zhvillimin e ngadalshëm të fëmijëve

0 0

Një studim i fundit ka lidhur nivelet e larta të kohës së kaluar para ekraneve me zhvillimin e vonuar të fëmijës, duke rindezur debatin se prindërit duhet të kufizojnë kohën e përdorimit të pajisjeve elektronike. Studiuesit në Kanada thonë se fëmijët që kanë kaluar më shumë kohë në ekranet në moshën dy vjeçare kanë dalë më keq në testet e zhvillimit në moshën tre vjeçare sesa fëmijët që kishin shpenzuar pak kohë me këto pajisje. Një rezultat i ngjashëm është gjetur kur koha e ekranit të fëmijëve në moshën tre vjeçare u krahasua me zhvillimin e tyre në moshën pesë vjeçare.

“Ajo që është e re në këtë studim është se ne po studiojmë fëmijë të vegjël, në moshën 2-5 vjeç, kur zhvillimi i trurit ecën me shpejtësi dhe gjithashtu zhvillimi i fëmijës është shumë i shpejtë”, tha Dr. Sheri Madigan, autori i parë i studimit nga Universiteti i Calgary.

Autorët thonë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm rreth kohës që i lejojnë fëmijët të shpenzojnë para këtyre pajisjeve.

“Koha e tepërt para ekranit mund të ndikojë në aftësinë e fëmijëve për t’u zhvilluar në mënyrë optimale,” shkruan The Guardian. “Rekomandohet që pediatrit dhe praktikuesit e kujdesit shëndetësor të udhëzojnë prindërit për kohën e ekspozimit të fëmijëve para ekranit dhe të diskutojnë pasojat e mundshme të përdorimit të tepruar”.

Për studimin u vëzhguan më shumë se 2,400 fëmijëve të moshës nga dy deri në pesë  vjeç.

Nënave iu kërkua të regjistrojnë sa kohë fëmija i tyre shpenzonte para ekraneve të pajisjeve teknologjike, duke përfshirë kohën para televizorit, kompjuterit ose pajisjeve të tjera si telefoni.

Ato gjithashtu plotësuan pyetësorët standarde për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës së tyre, duke përfshirë pyetjet nëse fëmija mund të kryejë detyra të tilla si vizatimi i formave të veçanta, kopjimi i sjelljeve të caktuara ose aftësi të tjera komunikimi.

Gjithashtu u morën në konsideratë edhe aspekte të tjera të jetës së fëmijës, si gjumi, nëse lexonin apo jo libra etj.

Mesatarisht fëmijët shpenzonin rreth 17 orë në javë para ekraneve në moshën dy vjeçare, duke u rritur në pothuajse 25 orë në javë kur ishin 3 vjeç, dhe 11 orë në javë në moshën pesë vjeçare.

Një prirje mjaft e qartë u shfaq:  Sa më shumë kohë që fëmijët kishin shpenzuar, aq më keq dolën ata në testet e zhvillimit.

“Kur fëmijët e vegjël janë duke vëzhguar ekranet, ata mund të kenë mundësi të rëndësishme për të praktikuar dhe zotëruar aftësitë ndërpersonale, motorike dhe të komunikimit”, theksuan autorët.

Çështja nëse koha që fëmijët kalojnë para ekranit është apo jo e dëmshme për fëmijët është bërë një çështje debati. Disa argumentojnë se koha para ekranit është e dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve, të tjerët paralajmërojnë për panikun moral dhe thonë se nuk ka shenja të qarta të një dëmi të mundshëm.

Sipas Prof Andrew Przybylski, drejtor i hulumtimit në Institutin e Internetit në Oksford, 99% e fëmijëve të studiuar nuk kanë fare të bëjnë me qëndrimin para ekraneve për zhvillimin e tyre.

Lexo edhe: Pse femijet duan te shohin te njejtat gjera ne televizor. A demtohen ata?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X