Lajm i keq për prindërit që përdorin pajisjet teknologjike për të disiplinuar fëmijët

0 0

E kemi bërë të gjithë, pasi kemi provuar çdo lloj truku tjetër ndonjëherë na duket sikur momenti kur i vendosim fëmijës një pajisje teknologjike, është e vetmja zgjidhje për të gjetur pak qetësi.

Por duke përdorur këto pajisje smart si një shpërblim ose kur ja heqim fëmijës nga duart si dënim bën që fëmija ynë të kalojë më shumë kohë para ekranit. Kështu thonë studiuesit në Universitetin e Guelph.

Ky studim vjen në një kohë kur ka shumë konfuzion dhe shqetësim rreth përdorimit të ekraneve të pajisjeve smart. Për të ndihmuar prindërit të arrijnë një të mesme të artë, shoqata e publikuesve amerikanë kanë ofruar udhëzime për kohën e rekomanduar për fëmijët para ekranit.

Për këtë studim, hulumtuesit shqyrtuan ndikimin e praktikave të prindërimit në sasinë e kohës që fëmijët e moshës 18 muajsh deri në 5 vjeç kalojnë para ekraneve. Prindërit që morën pjesë në studim u pyetën sesi ata monitorojnë kohën e ekranit, kur fëmijët lejohen dhe nëse prindërit kalojnë kohë para ekraneve me fëmijët e tyre përreth.

Fëmijët shpenzojnë rreth një orë e gjysmë në ditë para një ekrani gjatë javës, dhe pak më shumë se dy orë në ditë në fundjavë, sipas hulumtimit. Dhe prindërit e tyre shpenzojnë rreth dy orë në ditë para një ekrani gjatë ditëve të javës dhe pak më shumë se dy orë e gjysmë në ditë gjatë fundjavave.

Shumica e prindërve raportuan se përdorin këto ekrane si një mënyrë për të kontrolluar sjelljen, veçanërisht gjatë fundjavave. Kjo mund të jetë arsyeja pse ne i shohim fëmijët të kalojnë mesatarisht 20 minuta më shumë në ditë para ekraneve në fundjavë.

Dhe fëmijët e prindërve që rrinë shumë me telefon apo tablet kalojnë më shumë kohë duke përdorur këto pajisje.

“Për prindërit e fëmijëve më të vegjël, kjo nuk është aq e zakonshme, sepse prindërit mund të përdorin pajisjet teknologjike kur fëmija është në gjumë. Por, kur fëmijët rriten, është e pamundur për prindin që të kalojë kohë para ekraneve të këtyre pajisjeve pa pasur fëmijën aty pranë”, thotë hulumtuesi i studimit Jess Haines.

Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët të cilët lejohen të jenë para tabletave apo smartfonëve gjatë darkës kalojnë më shumë kohë para këtyre ekraneve.

Ne jetojmë në një brez ku është e pamundur të shmangim tërësisht kohën para ekraneve të këtyre pajisjeve. Studimet si këto nuk kanë për qëllim t’i bëjnë prindërit të ndihen keq, por t’i informojnë ata rreth një dileme moderne, pasi para ekzistencës së këtyre pajisjeve prindërit as nuk duhej të shqetësoheshin rreth tyre.

Lexo edhe: Problemet qe shkakton mungesa e gjumit te femijet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X