Pse fëmijët duan të shohin të njëjtat gjëra në televizor, a dëmtohen ata?

0 0

Nëse fëmijët shikojnë shumë televizor, ai ka ndikim negativ. Kjo gjë tashmë dihet. Por nganjëherë fëmijët tanë këmbëngulin të shohin të njëjtin program, apo film vazhdimisht.

Dhe pavarësisht sesa herë mund ta kenë parë të njëjtin film, fëmijët qëndrojnë përpara ekranit me të nëjtjën vëmendje si të ishte hera e parë.

Përse ndodh kjo?

Ekspertët pretendojnë se një fëmijë kërkon të shohë të njëjtën video, karikaturë ose film disa herë, sepse përcjell një ndjenjë sigurie tek ta. Kjo ndjenjë transmetohet nga përsëritja. Me fjalë të tjera, nëse fëmija përsërit atë që ai tashmë e di, dhe parashikon se çfarë do të ndodhë, ndihet më i sigurt.

Natyrisht kjo nuk duhet të bëhet një obsesion, kështu që edhe nëse fëmija dëshiron të jetë atje duke parë televizionin për herë të njëzetë, ju duhet t’i thoni jo.

A dëmtohet fëmija duke parë të njëjtën gjë pa pushim?

Shikimi i të njëjtit film disa herë ka më shumë efekte pozitive sesa negative, sepse ka përfitime për trurin e fëmijës.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Sussex, fëmijët e ekspozuar ndaj përsëritjes (së moderuar) mësojnë më shumë.

Lexo edhe: Koha perpara televizorit i ben femijet me pak gati per ne kopsht






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X