Soda bikarbonat, 15 perdorimet qe ndoshta nuk i njihnit deri tani…

0 0

Giorgio Donegani, dietolog i famshën Italian shprehet se soda ka një përdorim të gjërë, e madje më të gjërë nga sa ju mund ta keni menduar më parë.
Ku përdoret ajo? Ja çfarë thotë Donegani
Mund të lani frutat dhe perimet. Ajo shërben për të larguar të gjitha mbetjet e tokës, bakteriet si edhe pesticidet.
• I lejon perimet të qëndrojnë më të gjelbëra. Hidhni një sasi të vogël në ujin e zierjes dhe do ta vëreni këtë. Ajo gjithashtu largon edhe aromën e keqe gjatë zierjes si për shembull të lulelakrës.
• Shkurton kohën e zierjes së bishtajoreve. Mjafton 1 lugë sodë për 1 lt ujë brenda së cilës mund të fusni bishtajoret e thata. Para zierjes ky ujë derdhet dhe ato shpëlahen.
• E bën mishin e zier më të butë. Mjafton një majë luge në tenxheren e zierjes.
• Stimulon tretjen. Përdoret ½ lugë sodë në një gotë ujë. Largon edhe aciditetin që mund të ndieni.
• Ndihmon në fryrjen e brumit dhe ëmbëlsirave. Mjafton 1 majë luge.
• Qetëson këmbët e lodhura. Hidhni disa lugë sodë në ujë të ngrohtë dhe fusni këmbët.
• Tonifikon lëkurën. Hidhni 300 gr sodë në vaskën me ujë të ngrohtë.
• Zbardh dhëmbët. Njëherë në disa ditë mund të vendosni në furçën e lagur më parë pak sodë në vend të pastës.
• Largon aromat e këqija. Vendosni një kuti me sodë të hapur në frigorifr, poshtë lavamanit, në qesen e lehrave, mbajtësen e këpucëve dhe cdo vend tjëtër të tillë. Soda ndërrohet 1 herë në 3 muaj.
• Largon papastërtitë e tenxhereve dhe tiganëve. Mund ta zieni më parë me pak ujë enën, ose ta fërkoni direkt.
• Ka veti kundër smërçit. Kryesisht për lavatriçen. Ndonjëherë duhet ta vendosni lavatricen në punë bosh, dhe të hidhni në kutinë e detergjentit 150 gr sodë.
• Pastron tapetët dhe moketët. Largon aromat dhe thekson ngjyrat. E hidhni sipër tapetit sodën dhe e lini të veprojë për disa orë. E fshini më pas me fshesë korrenti.
• Zgjat jetën e luleve. Mjafton ½ lugë sodë në ujin e vazos për t’i bërë ato të jenë të freskëta për një kohë më të gjatë.
• Vepron edhe tek kafshët shtëpiake. Hidhni pas sodë në kutinë ku fle kafsha juaj dhe më pas hidhni sipër rërën. Edhe gjatë larjes mund të hidhni në ujë pak sodë për ta bërë qimen e qenit të shkëlqejë dhe të jetë më e butë.

Lexoni edhe: Si te pastrojme fytyren?

 

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X