Një fytyrë e pastër gjatë natës, ndikon në ecurinë tuaj të ditës tjetër. Fytyra e pastër është çelësi i bukurisë për çdo femër. Nëse e pastron fytyrën çdo natë para se të shtrihesh për të fjetur ke parandaluar problemet më të zakonshme të lëkurës që përfshijnë: puçrrat, aknet, irritimet e ndryshme, pore të bllokura. Ky ritual ju ndihmon të zgjoheni më të reja dhe të ndieni një freski në fytyrë.
Në fillim duhe të pastroni duart. Nëse duart nuk janë të pastra, një numër bakteresh bëhen shkak për të qarkulluar edhe në fytyrë. Këshillohet sapun antibakterial.
Hiq make up -in
Pastro make up-in me pambuk që të kesh fytyrë sa më të pastër. Pastroni lehtë pjesën e syve pa i irrtuar. Nëse nuk keni një pastrues, atëherë mund të përdorni edhe vajra natyralë: avokado, kokosi, vaj ulliri ose vaj bajame.
Laje fytyrën me ujë të ngrohtë
Lani fytyrën me ujë të vakët nga 1 deri në 2 minuta. Kjo do të çlirojë papastërtitë dhe do të zbutë fytyrën. Nëse e lan fytyrën me ujë të ftohtë, atëherë poret mbyllen duke bërë kështu që pastrimi të mos jetë i thellë. Por edhe uji shumë i ngrohtë e than shumë lëkurën. Ndaj këshilla është të përdorni ujë pak të vakët. Më pas masazhojeni me një krem duke perdorur mollëzat në të gjithë zonën sa më ngadalë.
Përdor produktin për pastrim
Mjafton vetëm një pikë nga produkti dhe me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave bëj edhe një masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut në fytyrë. Më pas merr një peshqir të butë dhe lehtësisht fshi fytyrën. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos përdor forcë, qëllimi është vetëm të heqësh qelizat e vdekura.
Shpëlaje fytyrën
Këtë herë shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë, pastaj fshije sërish lehtë me peshqir për ta tharë lagështirën nga fytyra. Aplikoni nje hidratant për ta ndihmuar fytyrën të jetë sa më e shëndetshme. Sigurohuni që të jetë sa më i lehtë dhe pa përmbajtje alkooli.
Pastro grimin e syve
Pastro sytë me produktin për pastrimin e fytyrës, nëse ka mbetur lapsi apo rimeli që mund të shkaktojnë irritime.
Lexo edhe: Benefitet e vajit te linit ne kozmetike
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu