Benefitet e vajit te linit ne kozmetike

0 0

Vaji i farave të linit ka benefite shumë të mëdha në shëndetin e flokëve dhe të lëkurës. Farat e linit mund të përdoren në kuzhinë, të “gjalla”, dhe kanë benefite si në shëndet edhe në estetikë.

Vaji i linit dhe përdorimi i tij në kozmetikë

Vaji i linit hidraton dhe i jep elasticitet lëkurës, kjo pasi përmban acid linoleik, i cili rregullon hidratimin e lëkurës. Mund të përdoret kryesisht në fytyrë, gjunët dhe bërrylat e thatë.

Si ta përdorim?

Mund ta përdorni pasi keni bërë dush duke e aplikuar në lëkurë jo tharë plotësisht. Bëni masazh derisa të absorbohet plotësisht. Ky vaj mund të bëhet zëvendësuesi i kremit tuaj të duarve, të cilat do t’i mbajë shumë të buta edhe gjatë stinës së dimrit.

Vaji i linit si pastrues tualeti

Ai është një pastrues natyral. Do të mjaftonte të hidhnit disa pika në një copë pambuk të lagur dhe më pas të pastroni fytyrën. ai eleminon të gjithë tualetin nga fytyra juaj duke bërë që lëkura edhe të hidratohet.

Vaji i linit dhe flokët

Ai ka disa benefite:

  • Eleminon majat e dyfishta. Ai parandalon dhe kuron këtë problem në mënyrë natyrale, duke hidratuar edhe fibrën e flokut.
  • Pas shampos. Pasi keni bërë dush mund të aplikoni tek flokët tuaj disa pika vaji për t’i bërë ato të krihen më lehtë si edhe të shndritshme dhe më të shëndetshme.
  • Maskë e shkëlqyer. Do të mjaftonte të aplikonit 1-2 lugë vaj lini në flokët tuaj 30 min para larjes. Kjo do t’i dhuronte fibrave të flokut elasticitet dhe shkëlqim.
  • Ndihmon për të luftuar zbokthin. Masazhoni lëkurën e kokës me disa pika vaj lini para larjes dhe më pas proçedoni si zakonisht me larjen.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X