Mënyra e vjetër e pastrimit të frutave me një rrobë mund të fshijë pluhurin nga to, por për t’i pastruar frutat nga pesticidet do të duhet pak më shumë punë. Tashmë studiuesit raportojnë në gazetën “Agricultural and Food Chemistry” se frutat mund të pastrohen nga pesticidet duke përdorur një produkt të zakonshëm në shtëpitë tona. Sipas tyre frutat mund të pastrohen edhe duke përdorur sodë buke.
Përdorimi i pesticideve është i zakonshëm tek frutat, pasi ndihmojnë në rritjen e tyre, por së fundmi janë ngritur shumë shqetësime lidhur me dëmet që mund të shkaktojnë pesticidet në shëndetin e njeriut. Larja e këtyre produkteve ushqimore vetëm me ujë mund të ndihmojë në pastrimin e tyre nga pesticidet që ndodhen në sipërfaqen e tyre, por disa nga këto preparate mund të thithen nga fruti duke depërtuar lëkurën. Ndaj Lili Hi dhe kolegët e tij u munduan të gjenin mënyrën më efektive për të pastruar frutat nga këto preparate të rrezikshme.
Studiuesit aplikuan në disa mollë dy lloje pesticidesh të cilët ishin të vërtetuar se mund të penetronin nën sipërfaqen e tyre, dhe më pas ata i pastruan këto mollë duke përdorur një përzierje të ujit të rubinetit me 1% sodë dhe një pastrues komercial të aprovuar në SHBA për pastrimin e frutave.
Nga eksperimenti u zbulua se pastrimi me ujë dhe sodë buke kishte një efektivitet më të lartë. Pasi kishin kaluar 12 deri në 15 minuta nga qëndrimi i mollëve në përzierjen e përgatitur, soda kishte mundur të hiqte nga mollët 80% të një pesticidi dhe afërsisht 96% të sasisë së pesticidit tjetër duke i bërë mollët të sigurta për konsum.
Përqindjet e ndryshme të pastrimit mund të jenë si pasojë e aftësive të ndryshme që kanë pesticidet për të penetruar në sipërfaqen e frutave. Pesticidi nga i cili u pastrua 80% kishte arritur të depërtonte në sipërfaqen e mollës me 80 mikrometra, ndërsa pesticidi tjetër vetëm me 20 mikrometra. Larja e mollëve vetëm me ujë të rrjedhshëm apo me pastrues komercial nuk rezultoi aspak efektive
Lexoni dhe:Ushqimet organike (BIO), me te mirat per beben tuaj…
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu