5 frutat qe ndihmojne ne detoksifikimin e trupit

0 0

Me një kërkim të thjeshtë në internet mund të gjeni shumë produkte që premtojnë detoksifikimin e trupit, disa nga to funksionojnë vërtet e disa të tjera jo. Por nëse jeni lodhur nga medikamentet apo lëngjet çudibërës, ne ju sygjerojmë një zgjidhje më të thjeshtë për të detoksifikuar trupin tuaj.  Frutat!

Frutat janë fantastike për shëndetin tuaj, ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ato ndihmojnë në mirëmbajtjen e trupit dhe riparimin e dëmtimeve të ndryshme. Frutat janë thelbësore për dietën e një njeriu gjithashtu ato ndihmojnë dhe sistemin e detoksifikimit të trupit.

Frutat e listuara më poshtë nuk premtojnë të bëjnë mrekullinë duke detoksifikuar trupin tuaj për pesë ditë apo një javë, ato janë thjesht një mënyrë për të përfituar detoksifikues natyral për trupin tuaj.

Boronica

Boronicat janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë për mbajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Ananasi

Ananasi përmban enzima tretëse të cilat ndihmojnë në detoksifikimin e trupit tuaj. Gjithashtu ananasi është një nga mënyrat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë.

Molla

Ky frut i shijshëm është i pasur me pektin. Pektina është një substancë që pastron trupin tuaj nga metalet e rënda si plumbi, bakri dhe mërkuri të cilat mund të jenë akumuluar në trupin tuaj përgjatë viteve.

Avokado

Avokadoja është një frut shumë i ushqyeshëm që ndihmon edhe në detoksifikimin e trupit. Konsumimi i tyre  aktivizon në trup prodhimin e një enzime e cila eleminon të gjitha toksinat në trupin tuaj.

Shalqiri

Shalqini është fruti ideal për pastrimin e trupit tuaj. Ai përmban fibra të cilat ndihmojnë sistemin e detoksifikimit. Shalqiri gjithashtu është i pasur dhe me citrulin, një aminoacid joesencial dhe detoksifikant i cili ndihmon në eleminimin e mbetjeve trupore.

Lexoni dhe: Frutat qe do t’ju ndihmojne te humbni peshe 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X