Smogu rrit shanset për kancerin e gjirit

0 0

Gratë që jetojnë në qytete shumë të ndotura kanë rrezik më të lartë të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e zakonshme, aq sa vlerësohet të prekë 1 në 8 gra. Deri më sot, nuk ka shumë qartësi për shkaqet, prandaj hulumtimet vazhdojnë. Sipas një prej studimeve më të fundit të bëra për këtë temë, shkaku mund të jetë smogu.

Një studim mbi 280 mijë gra

Hulumtimet u zhvilluan në 280,000 femra nga një ekip studiuesish të Universitetit Amerikan të Floridës dhe rezultatet u botuan në revistën mjekësore Breast Cancer Research. Të gjithë pjesëmarrëset kishin bërë mamografi të gjirit. Studiuesit përgatitën një sërë pyetësorësh lidhur me jetën private, në veçanti vendin e banimit dhe punën e grave. Qëllimi ishte të kuptohej nëse mjedisi në të cilin jetojmë mund të ndikojë në rrezikun e sëmundjes.

Autorët zbuluan se ka një lidhje midis rrezikut të kancerit të gjirit dhe smogut. Në veçanti, është parë që për çdo njësi të pluhurit ultrapër (PM2.5) më shumë, gjasat për të pasur probleme me gjirin rriten me 4%. Kjo i bën gjinjtë më të prekshëm nga kanceri.

“Përbërësit kimikë të ndotjes nga pluhurat njihen se kanë efekte shkatërruese në sistemin endokrin. Këta ndotës kanë potencial të ndikojnë në densitetin e gjirit duke ndërhyrë në rritjen e qelizave”, shpjeguan ekspertët.

Mjekët rekomandojnë që gratë që jetojnë në zona shumë të ndotura t’i kushtojnë më shumë vëmendje parandalimit duke iu nënshtruar rregullisht testeve të rekomanduara.


Ta dini!

Ushqimi gjithashtu luan një rol themelor në parandalimin e kancerit të gjirit ose përkundrazi, në favorizimin e tij.

Lexo edhe: Vitamina D na mbron nga kanceri i gjirit

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X