Sindroma e fëmijës së tronditur: ja pse nuk duhet ta trondisni fëmijën kur doni ta qetësoni

0 0

Sindroma foshnjës së tronditur nuk është e njohur (në Itali besohet se mund të ketë 3 raste për çdo 10,000 fëmijë më të vegjël se një vjeç), por, sipas neonatologëve, është më e shpeshtë sesa mendoni: të dhënat e publikuara janë vetëm maja e ajsbergut, sepse shumë raste as nuk vijnë në vëmendjen e mjekëve.

Më shumë rreziqe për të sapolindurit mes 4 dhe 6 muajve

Sindroma e tronditjes ndodh pasi ju e merrni foshnjën nga kraharori apo krahët dhe e trondisni me forcë rreth 3-4 herë në sekondë për 4-20 sekonda. Më të rrezikuarit janë zakonisht foshnjat mes 4 dhe 6 muajsh, fëmijë shumë të vegjël të cilët kanë nevojë për kujdesin e vazhdueshëm, të prindërve. Këta të fundit nga ana tjetër mund të irritohen dhe harrojnë se foshnjat janë të brishta dhe kanë një zhvillim fizik të tillë që muskujt e qafës ende nuk janë në gjendje ta mbajnë të mbështetur kokën, që është shumë e rëndë në krahasim me pjesën tjetër të trupit.

Pasoja të rrezikshme

Vjellje, humbje e oreksit, vështirësi në thithjen e qumështit ose gëlltitje, nervozizëm dhe në rastet më serioze, spazma dhe arrest kardiak. Këto janë pasojat që mund të shkaktohen nga tronditja e foshnjës, që merr emrin e “sindromës” për shkak të pasojave nga abuzimi dhe dhunës së shkaktuar tek fëmija. Ekspertët e Shoqërisë Italiane të Neonatologjisë shpjegojnë se, përveç pasojave afatshkurtra të listuara tashmë, fëmijët e tronditur mund të shfaqin çrregullime afatgjata të tilla si vështirësi në të mësuarit, çrregullimet në dëgjim dhe të folur dhe aftësi të kufizuar fizike dhe njohëse.

Faktoret e rrezikut

Prindërit beqarë, mosha e nënës më pak se 18 vjeç, niveli i ulët i arsimimit të nënës, përdorimi i alkoolit apo drogës, papunësia dhe vështirësitë sociale janë, sipas ekspertëve Sin, faktorët e rrezikut që rrisin mundësinë e shkaktimit të këtij lloj keqtrajtimi.

Informohuni për ta parandaluar

Siç shpjegojnë pediatrit, “mjeku duhet gjithmonë të jetë i vetëdijshëm për sindromën e fëmijës së tronditur, pasi këto raste të dhunës janë më të shpeshta sesa ju mendoni”. Pediatri, për më tepër, “ka detyrimin të informojë prindërit për dëmet që mund të shkaktohen nga një tronditje e tillë. Në shumë studime, në fakt, tregohet se si prindërit  i trondisin fëmijët e tyre vetëm për t’i qetësuar ata kur qajnë, pa pasur dijeni për rëndësinë e këtyre veprimeve. Një ndërhyrje, informacioni korrekt dhe i plotë për prindërit dhe familjet është, pra, i rëndësishëm për çdo gjest, ndonjëherë edhe të pavetëdijshëm, që të mos jetë një dëm serioz për të porsalindurin.

Lexo edhe: E tundni femijen per ta vene ne gjume? Ja cila eshte mosha e duhur per te ndaluar

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X