Sikur të kisha dikë pranë të më mbështeste që të shpëtoja fëmijën tim

0 0

 

Ishte data 30 janar e vitit 2019 kur mësova se isha në pritje të një fëmije, fëmijë që në fakt nuk ishte i planifikuar. Megjithatë, mua më lumturoi lajmi i shtatzanisë dhe ndihesha gati për këtë fazë të re të jetës sime.

Menjëherë ia thashë bashkëshortit, i cili nuk e priti dhe aq mirë lajmin, sepse nuk donte të ndodhte kaq shpejt një gjë e tillë.

Ne jemi të dy 32 vjeç, jemi të martuar prej 2 vitesh dhe atij sërish i nevojitej më shumë kohë. Kishim planifikuar një udhëtim në Singapor për javën e parë të shkurtit.
Kur shkuam atje, u kujdesa shumë që të mos kryeja aktivitete që vënë në rrezik shtatzaninë. Ndërsa im shoq vazhdonte të mendonte se ky fëmijë nuk do të vinte në jetë e unë vazhdoja të përpiqesha ta bindja.

Kur u kthyem në shtëpi, vjehrra ime na vizitoi. I dhashë lajmin se isha në pritje të ëmbël dhe iu luta të bindte tim shoq për ta pranuar ketë fëmijë që ta sillja në jetë. Por ajo nuk bëri asgjë dhe u largua përsëri për në qytetin e saj.

Të nesërmen im shoq me çoi në spital për të abortuar. Isha gjashtë javëshe shtatzanë. Iu luta shumë edhe mjekes që të bindte tim shoq, por as ajo nuk bëri dot gjë. Më dha disa kokrra që duhet të pija e pas 48 orësh duhet të rikthehesha në spital.

Kur shkova në shtëpi nuk isha në gjendje ta pija atë kokërr që do të vriste fëmijën tim. Im shoq ishte në punë. E telefonova për t’i treguar se nuk mundesha. Ai u largua pa më thënë se ku ndodhej. Telefonova familjen e tij për ndihmë por as ata nuk erdhën për të më dhënë mbështetjen që më nevojitej.

Pas 5 ditësh bashkëshorti im u kthye. Sërish tentova ta bindja se të dy do ia dilnim me fëmijën. Por atëherë më tha se nëse vazhdoja sërish keshtu ai do të largohej përgjithmonë e nuk do të kthehej më kurrë. U vura përpara një zgjedhjeje shumë të vështirë.

E piva kokrrën dhe e vrava të voglin tim. Do të doja shumë të kisha marrë një vendim më të mirë. Do të doja shumë që dikush të me kishte mbështetur. Nuk mund të mbaja aq shumë presion dhe nuk mund t’ja dilja me situatën. Jam nëna më e keqe në botë që nuk munda ta shpëtoj fëmijën tim. Gjithmonë do të pendohem për këtë vendim.

Lexo edhe: Nuk di ku prehet femija im qe te shkoj ta vizitoj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X