Dy abortet e mia nuk ishin vendime të gabuara

0 0

Unë jam këtu ku jam, një nënë e martuar dhe me fat, për shkak të të gjitha vendimeve që kam marrë në jetën time. Dhe këto vendime përfshinin dy aborte. Tani që ka kaluar kohë dhe gjykoj nëse vendimi për abortet ka qenë i gabuar apo jo, them se nuk kam bërë gabim.

Unë jam sot këtu, në vendin që i përkas, si nëna e një djali autik dhe lumturisht e martuar me një shkrimtar dhe mësues.

Kur isha adoleshente, isha e lidhur me dikë që kishte probleme me drogën dhe alkoolin. Ai kishte mjaftueshëm para për të më paguar mua dy aborte. Ishte shumë  i pakujdesshëm. Të dy ishim të papjekur dhe nuk dinim të tregonim kujdes gjatë marrëdhënieve intime e për pasojë, pata dy shtatzani.

Abortet kanë qenë të vështira, sepse bëja rrugë të gjatë për në spital dhe nuk kisha mundësi as për taksi, shkoja dhe kthehesha me autobus. Dhimbjet në rrugën e kthimit ishin tejet të forta.

A ishin gabim abortet?

Ndonjëherë mendoj po, por faji nuk më përkiste vetëm mua. Unë nuk ngelja shtatzanë vetëm, edhe partneri im kishte faj. Po nëse do t’i kisha mbajtur? Çfarë do të bëja unë si nënë në moshën 18-vjeçare? Do të punoja si “qen” gjithë jetën për t’i ushqyer ata dy fëmijë. Do të sillja në jetë fëmijët e një personi që kishte probleme me drogën dhe alkoolin dhe gjenet që do të trashëgonin fëmijët e mi do të ishin problematike.

Kur mendoj për jetën time sot, e kam shumë të vështirë të bëj një fëmijë të dytë. Më është dashur shumë kohë të pranoj që fëmija im është fëmijë i spektrit autik.

A është kjo ironi? Une nuk e di. Ndonjëherë e ndiej si dhimbje. Ndonjëherë supozoj se është karma dhe po marr ato që meritoj. Por ajo që unë di sot është se abortet më kanë sjellë këtu, në jetën që kam sot.

Lexo edhe: Femija ishte imi, vendimin e moren mjeket






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X