Si t’u flasim fëmijëve për katastrofat natyrore? Rasti i zjarrit në Australi

Edhe nëse nuk ndiheni rehat, ju duhet të përpiqeni të dukeni sikur jeni rehat.




0 0

Është një situatë e tmerrshme që asnjë prind nuk dëshiron ta imagjinojë, por kriza e zjarrit në Australi nuk mund të injorohet. Për nënat në mes të një katastrofe si kjo, mund të jetë e vështirë të dinë se çfarë të bëjnë ose të thonë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të ndihen më mirë.

Një nënë nga Australia na mesoi me shpresën për të gjetur disa mjete për t’i ndihmuar fëmijët e saj të përballen me ankthin. Ne e dimë që fëmijët janë të frikësuar dhe prindërit gjithashtu janë të frikësuar.

Por ne gjithashtu e dimë se përballë frikërave të tilla, prindërit mund të fuqizojmë veten për të mbrojtur anën emocionale të fëmijëve të tyre për sigurinë dhe shëndetin e tyre mendor.

Dr. Laurie Zelinger është një psikologe për fëmijë dhe autore e “Ju lutem Shpjegojeni ‘Ankthin’ Për mua”: Një histori për fëmijët. Ajo thotë se përderisa është e natyrshme që prindërit të ndjehen të shqetësuar gjatë ngjarjeve si katastrofat ose pas akteve të terrorizmit, ne duhet të përpiqemi të kontrollojmë ankthin tonë përpara se të bisedojmë me fëmijët tanë për ankthin e tyre.

“Edhe nëse nuk ndiheni rehat, ju duhet të përpiqeni të dukeni sikur jeni rehat”, – sugjeroi ajo në një intervistë të mëparshme. “Flisni shumë më ngadalë sesa mendoni se duhet dhe uluni në nivelin e syve të fëmijës suaj “.

Kjo është pikërisht ajo që bëri nëna e dy mijëve Meaghan Wegg kur familja e saj duhej të evakuohej gjatë pushimeve të tyre dhe të kalonte gjashtë ditë duke u strehuar në një kinema, duke parë filma për fëmijë ndërsa jashtë gjithçka bëhej shkrumb.

“Ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua të ruaja qetësinë, por duke e ditur që fëmijët e mi ishin atje dhe kishin nevojë për mbështetjen time, patjetër që u përqëndrova tek ata. Unë duhej të përpiqesha që t’ju shmangia stresin atyre,” thotë ajo. Ata nuk jetonin aty dhe po vizitonin vendlindjen e bashkëshortit këtë sezon pushimesh me fëmijët e tyre, Xhorxhia 3-vjeçare dhe 5-vjeçarin Xhekson dhe po qëndronin në një vend kampingu të famshëm kur u këshilluan të largoheshin dhe përfundimisht përfunduan duke u strehuar në një kinema me më shumë se 100 njerëz të tjerë.

Intuitivisht, Meaghan përfundoi duke përdorur disa nga strategjitë që Dr. Zelinger sugjeroi më parë për prindërit që kishin fëmijë në ankth gjatë ngjarjeve kaotike jashtë kontrollit të tyre: “Përgatitini, shpjegojini, përgjigjuni, sigurojini, dëgjojini, ruajini”.

“Ne kemi luajtur gur, letër, gërshërë mbi 100 herë,” tregon Meaghan.

Ajo ka disa këshilla për prindërit në Australi të cilët mund të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre: “Njihuni me planin tuaj të sigurisë dhe planin e daljes, nëse ndonjëherë ndonjë gjë që nevojitet të ndodhë urgjentisht dhe mbajeni përqendrimin tuaj në shëndetin e fëmijëve tuaj.

Përfundimisht, familja e Meghan u shpëtua nga zona dhe tani është e sigurt në shtëpinë e vjehrrit të saj jashtë Melbourne, larg zjarreve.

Nëse jeni në Australi dhe ideja për të folur rreth zjarreve me fëmijët tuaj ju ka befasuar, provoni të përdorni metodën e Dr Zelinger.

Dr. Zelinger sugjeron që prindërit të mos fillojnë diskutime të rënda në kohën e gjumit. Përkundrazi, caktoni një kohë më të hershme gjatë ditës për t’u ulur me fëmijët tuaj dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre.

Përgatitja

Para se të diskutoni planet e evakuimit me fëmijët tuaj, vendosni se çfarë mendoni se duhet të dinë dhe planifikoni se si do t’i shpjegoni ato në një nivel të përshtatshëm për moshën. Ata nuk kanë nevojë për çdo detaj.

Shpjegimi

Nëse fëmija juaj dëshiron të dijë se përse familja duhet të jetë e gatshme të evakuohet, ose pse të gjithë vazhdojnë të flasin për zjarr, tregojuni atyre, por në një nivel të thjeshtë.

Përgjigjja

Nëse fëmija juaj shtron të njëjtën pyetje më shumë se një herë, përpiquni të përdorni të njëjtin shpjegim sa herë që përgjigjeni..

Siguri

Sipas Dr. Zelinger, një nga gjërat më të mira që prindërit mund të bëjnë për një fëmijë që është i shqetësuar për një ngjarje jashtë kontrollit të tyre, është t’i sigurojë ata që të rriturit po bëjnë çmos për t’i mbajtur të sigurt.

Mos jepni garanci absolute, por kujtojuni atyre që ka më shumë të mira në botë sesa të këqija.

Dëgjoni

“Vetëm lërini fëmijët tuaj të flasin,” thotë Dr. Zelinger. Fiksoni disa gjëra në mendje ndërsa ata vazhdojnë. Gjërat që ata vazhdojnë të përsërisin janë çështjet për të cilat ngatërrohen dhe që ju mund t’i sqaroni më vonë.

Mbrojtja

Nëse fëmija juaj është i shqetësuar se do të humbasë shtëpinë ose do të lëndohet, merrni një moment për të folur për të gjitha gjërat që komuniteti i tyre po bën për të parandaluar që kjo të ndodhë. “Sigurohuni që po u kujtojmë fëmijëve të gjitha masat mbrojtëse në dispozicion për t’i mbrojtur ata,” thotë Laurie.

Fatkeqësisht, prindërit nuk mund të garantojnë që shtëpitë dhe shkollat nuk do të digjen. Por ju mund t’i garantoni fëmijët tuaj që gjithmonë do të jeni atje për t’i dëgjuar ata dhe se do të bëni çmos për t’i ruajtur ata.

Lexo edhe: Letra, tërmeti në sytë e 9-vjeçares: Pyeta prindërit a kishte luftë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X