Letra, tërmeti në sytë e 9-vjeçares: Pyeta prindërit a kishte luftë?

0 0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përlotur rrjetin me letrën e publikuar  në 107 vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare. E shkruar nga një vogëlushe 9-vjeçare, letra  e publikuar flet për ushtarët heronj të tërmetit. Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit rrëfen sesi ajo ditë i ishte dukur si një luftë e vërtetë.

“Pyeta pak prindërit a kishte luftë? Se nuk kisha parë aq shumë ushtarë në qytet dhe ata më thanë atë që ju po bëni. U habita, se mendoja se ju vetëm luftoni, sipas historive që mësuesja na tregon në shkollë, por sot mësova se ju nuk jeni vetëm për atë qëllim.”-shkruan ajo.

 Letra e vogëlushes:

Fatmirësisht ajo ishte në Tiranë “Të dashur ushtarë, unë jam Klea dhe jam 9-vjeç, ditëlindjen e festova në ditën më të frikshme për çdo fëmijë. Fatmirësisht atë ditë ndodhesha të shtëpia e hallës në Tiranë sepse banojmë në katin e 10 në Durrës. Në mëngjes isha në gjumë dhe nuk e dija se çfarë ndodhi, dëgjova babin që bërtiste me të madhe dhe më mori në krah. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe shikoja njerëzit që po dilnin, nuk e kuptoja se çfarë ndodhi. Më në fund u futëm në shtëpi dhe mësova se shumë shtëpi janë prishur dhe njerëzit janë lënduar.

Në ekran fillova të shikoj ushtarët që mbanin kapele me ngjyra dhe forma të ndryshme. Pyeta pak prindërit a kishte luftë? Se nuk kisha parë aq shumë ushtarë në qytet dhe ata më thanë atë që ju po bëni. U habita, se mendoja se ju vetëm luftoni, sipas historive që mësuesja na tregon në shkollë, por sot mësova se ju nuk jeni vetëm për atë qëllim. Pyes prindërit gjithë kohën për ju, madje këtë letër më ndihmoi mami ta shkruaj mirë, se sepse dua t’u tregoj sa xhan ju kam. Jam shumë e lumtur që mësova se tani ju do të na ndihmoi kur të kemi frikë dhe jemi në rrezik. Unë nuk i kuptoj të gjitha akoma, por e di që në vendin tonë ka shumë heronj. Jeni ju dhe të gjithë ata që ndihmuan.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X